Viola Spiro, ish-velinë në emisionin "Fiks Fare", moderatore e një emisioni sportiv në Digitalb dhe tani konkurente në spektaklin e kërcimit "Dance With Me", në një intervistë të shpejtë për revistën "Class", ka rrëfyer sekretet e jetës personale dhe atë që kërkon tek një mashkull.

Me aq sa mund të kuptohet nga fjalët e Violës, partnerja e Drini Zeqos në kërcim, është një romantike pasionante në kërkim të princit të kaltër.

Spiro mes të tjerash tha se nuk donte lule, por kërkonte pasionin në një marrëdhënie, ndërsa cilësoi seksin si aktin më të rëndësishëm në një lidhje.
viola spiro
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)