Violinisti luan kryeveprat e Bach dhe Mozart për qentë e abuzuar, reagimi i kafshëve është epik (VIDEO+FOTO)

 Violinisti luan kryeveprat e Bach dhe Mozart për qentë e abuzuar, reagimi i kafshëve është epik (VIDEO+FOTO)

Për 30 vjet violinisti profesionist Martin Agee ka interpretuar në disa nga skenat muzikore më të famshme në botë, nga ‘Carnegie Hall’ e deri në Shtëpinë e Operës në Sidnej. Por në dy vitet e fundit ai ka dhënë koncerte muzikore shumë të veçanta, luan muzikë klasike për qentë e pranuar në Shoqatën Amerikane për Parandalimin e Mizorisë ndaj qenve në Qendrat e Adoptimit të Kafshëve(Aspca) në New York City.

Kur Martin Agee mbërrin me violinën e tij në strehën e qenve, ai është i mirëpritur nga shumë qen që lehin, kërcejnë gjithë lumturi për praninë e tij. Një reagim veçanërisht i rëndësishëm për kafshët me katër këmbë që po përballen me probleme mjekësore dhe të sjelljes, të cilat rrjedhin nga aktet mizore që ata kanë pësuar dhe braktisja.

Kur ai pastaj ulet në një karrige dhe fillon të luajë Bach, Handel dhe Mozart, atmosfera në strehimore ndryshon plotësisht.

Agee filloi vullnetarisht të jap koncerte.  Pasi zbuloi përmes leximit në internet efektet që sjell muzika klasike te këto kafshë, ai iu ofrua strehimores për të luajtur muzikë.

"Asnjëherë nuk e kam bërë më parë. Mendova se duke dëgjuar muzikë, violin do t'i qetësonte ata dhe do t'i mbante të qetë. Unë vij një herë në dy javë. Është shumë emocionuese dhe shpërblyese shpirtërisht” – thotë Martin Agee

Sapo Agee fillon të luajë, disa prej qenve e shikojnë me kujdes, ndërsa të tjerët marrin kohën për t'u hedhur në shtretërit e tyre dhe kërcejnë.

«Unë marr reagime të menjëhershme nga qentë. Disa këndojnë së bashku me mua. Unë këtë e marr si një kompliment - shpjegon Agee - Nuk do ta harroj kurrë ditën time të pare,  shumë prej këtyre qenve ishin të traumatizuar kurse tani fal muzikës, ata janë më të qetë dhe kanë mësuar të dëfrehen. Duken të lumtur”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona