VIP-at në garë
për Avokatin e Popullit

VIP-at në garë<br />për Avokatin e Popullit
TIRANË - Në listën e 33 kandidatëve që kanë aplikuar në sajtin e PS-së, bien në sy emra të njohur të politikës dhe të drejtave të njeriut. Kështu ndër emrat është anëtarja aktuale e KQZ, Dëshira Subashi, kreu aktual i avokatit të popullit, Emir Dobjani apo Artur Lazebeu këshilltar pranë këtij institucioni.

Aplikimin për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve e ka bërë edhe ish avokatja e MJAFT në gjyqin për Gërdecin Blerta Kraja apo përfaqëesuesi i shoqatës së ish të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni.

Por, në mes 33 emrave renditet edhe ish ambasadori i Shqipërisë në Hollandë në qeverisjen Nano, Qirjako Qirko, si edhe te pedagogëve të drejtësisë Ksenofon Krisafi, Sokol Hazizaj apo Eni Çobani, të cilët prej vitesh nuk janë pjesë e skënës politike apo strukturave të PS-së.

Ndërkohë, Edi Rama ka reaguar në hapësirën e tij në rrjetin social Twitter duke thënë se “33 kandidatura për Avokat Populli jashtë cdo parashikimi. Të hënën dëgjesa publike. Kështu do ngremë shtetin e publikut jo të partive”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?