Pavarsisht besimit fetar nuk kanë munguar urime të shumta edhe nga vipa-t shqiptarë, të cilët ashtu siç është bërë traditë tanimë urojnë përmes rrjeteve sociale.
Dikush duke postuar foto të vezëve karakteristike të Pashkëve e dikush duke postuar foto personale ato kanë përcjellë urime për të gjithë besimtarët.
Këngëtari Vedat Ademi uron krah partneres së tij, këngëtarja Altuna Sejdiu gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Elvana Gjata po ashtu është surprizuar nga vezët që i kanë dhuruar fansat ku shkruhej titulli i këngës së saj më të fundit “Disco Disco”, Prezantuesi Ardit Gjebrea së bashku me familjen e tij në Vienë.
Rozana Radi, Rudina Magjistari, Orinda Huta etj kanë përcjellë gjithashtu urimet e tyre për këtë ditë.
(b.t/shqiptarja.com)