Vipat që nuk u ndahen aksesorëve
të tyre të preferuar 

Të gjithëve u ndodh të kenë aksesorë të preferuar dhe nuk është e çuditshme që edhe vipat të kenë objektet e tyre të preferuara.

Në rastet e tilla vipat e showbizit janë shfaqur me aksesorin e preferuar duke e frekuentuar me veshje të ndryshme më shumë se një herë.

Ndër ta është Taylor Swift e cila është parë disa herë me të njëjtën çantë në ngjyrë vishnje me çmim vetëm 50 $ të kombinuar me veshje të ndryshme.

Jennifer Lopez ka veshur disa herë një palë atlete me takë ortopedike të markës Giuseppe Zanotti.

taylor swift

Këpucët e markës Gianvito Rossi janë të preferuarat e Olivia Palermos, të cilat i vesh mbi tapetin e kuq si dhe në jetën e përditshme.

Syzet e diellit të Reese Witherspoon të markës Rayban Wayfarers është vështirë të mos ia shohësh me vete si në veshjet “casual”, ashtu edhe elegante.

Naomi Watts përdor me çdo veshje një mini-çantë të dizenjuar nga Stella McCartney.

Jessica Alba nuk i ndahet çantës së saj nga marka Reece Hudson.

Aktorja Kristen Stewart nuk i përdor takat e larta ndaj si duket ndihet komode me një palë këpucë prej gome të zeza të cilat i përshtat për fustane dhe pantallona.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave