Por për mjekët, duke iu referuar muajit ku ndodhemi, kjo është një situatë normale. Ata na shpjegojnë edhe simptomat që na bëjnë të kuptojmë se po prekemi nga virozat e stinës.
Por mjekët nuk harrojnë të japin edhe këshillat se si duhet të veprojmë për të shmangur ndonjë komplikacion të mëtejshëm nga virusi i gripit.
Por dyndja në QSUT, ka vënë në vështirësi mjekët e këtij spitali, të cilët duhet të merren me një grip të thjeshtë, kur këto raste duhet të trajtohen në sistemin parësor.
Sipas mjekëve kurba e të prekurve do të vazhdojë të rritet deri në muajin shkurt, kur pritet të jetë edhe piku i virozës së stinës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)