E pyetur lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemeve të drejtësisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se janë të pashmangshme, por e rëndësishmja është që s’kanë lënë dëme të pariparueshme. Ministrja tha pas mbledhjes së qeverisë se situata është nën monitorim, kurse investimet do të vijojnë sepse e ardhmja është dixhitale.
“E vërteta është që të gjitha sulmet kibernetike nuk kanë lënë dëme të pariparueshme që do të thotë që informacionet tona të sigurisë kibernetike janë të ngritura dhe në fuqi. Në botën e zhvillimeve të teknologjisë, sistemeve çka nuk mund të evitohet janë të tilla lloje sulmesh kibernetike. Ne kemi nën monitorim të vazhdueshëm nëpërmjet AKSK të gjithë stafin që të vëzhgojmë në kohë reale dhe të monitorojmë të gjitha sulmet ndaj sistemeve tona. Do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim pasi e ardhmja është dixhitale dhe luftërat do të jenë dixhitale”, tha Ibrahimaj.
Lidhur me sigurinë e të dhënave dhe pretendimet se mund të jenë përdorur për interesa privatë, ministrja u shpreh se s’ka dijeni për një rezultat të tillë nga prokuroria ose gjykata.
“Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat është një opinion. Unë sjam në dijeni të një rezultati të tillë të procesit hetimor që SPAK është duke kryer, pra nuk mund të themi që ka pasur një përdorim për qëllime personale. Kur prokuroria, gjykata të dalë me qëndrim, mund ta themi me zë të plotë. Ajo që mund të them është që siguria kbernetike është atje, nën monitorim të vazhdueshëm. Ne duhet të garantojmë që nuk ka dëme permanente, por s’mund të ndalojmë sulmet kibernetike”, tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
VKM/ 100 mln lekë për sipërmarrjet e vogla, miratohet rregullorja për hapësirat publike! Tekste falas edhe për nxënësit e klasave 4 dhe 5












