120 qytetarë në ditë i drejtohen urgjencës të Kukësit për të marrë trajtim, ndërsa vendi ka arritur kulmin e virozave dhe gripit sezonal.
Mjeku Emin Ferati, njëkohësisht edhe nëndrejtori i spitalit rajonal të Kukësit, sqaron se virozat nuk kanë lënë asnjë pa prekur. Fëmijë dhe të rritur paraqiten kryesisht me simptoma të infeksioneve respiratore.
“Janë kryesisht moshat pediatrike, po edhe moshat e të rritura pa përjashtuar asnjë moshë, por këto janë më të më të dalluara. Rastet që janë me komplikacione, kryesisht rastet pediatrike hospitalizohen që janë me komplikacione bronkopulmonare. Kurse te të rriturit janë të rral hospitalizimi për shkak se kanë forca dhe imunitet më të shtuar sesa moshat pediatrike",- thotë Ferhati.
Sipas mjekut Ferati, mbetet shqetësuese përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekëve.
“Kemi parë një fenomen të çuditshëm që vazhdon të ekzistojë në Shqipëri por edhe në Kukës, që të shkojnë dhe marrin ilaçe para pa recetën e mjekut në farmaci. U bëj thirrje që mos të marrin antibiotik edhe farmacistët mos t'u japin antibiotik sepse antibiotiku fillohet në një moment krejt të veçantë. Duke përdorur antibiotik për një kohë të gjatë krijohet antibiotiko rezistenca dhe pastaj problemet dhe komplikacionet janë më të shtuara",- thotë Ferhati.
Sipas mjekëve, fluksi i pacientëve të prekur nga virozat dhe gripi pritet të mbetet i lartë edhe në javët në vijim.
Komente









