Virozat e stinës, Tomini: Vaksinohuni, shenjat që s’duhet të neglizhoni dhe mjekimi! Ka fluks të lartë, 3 ditë trajtim në shtëpi, jo antibiotikë

Tiranë- Dinamika e virozëve prej disa javësh po mundon popullatën shqiptare dhe në veçanti fëmijët dhe moshat e treta, duke ulur ndjeshëm sistemin imunitar dhe çuar deri në fatalitete në disa raste.

Të paktën 20 mijë është numri i të prekurve nga këto viroza deri tani dhe trendi është rritës, pasi pritet të zgjasë deri në muajin shkurt. Ndaj autoritetet e Shëndetësisë këshillojnë bërjen e vaksinës së gripit për të gjitha grupmoshave dhe japin këshilla se si ta monitorojnë situatën dhe si të veprojnë me medikamentet, analizat apo konsultat.

Eugena Tomini, drejtoresha e ISHP-së ishte e ftuar në emisionin “Sot, Live në Shqipëri” të moderatorit Nertil Agalliu, në REPORT TV, duke folur për situatën e infeksioneve virale, gripit dhe deri te Covid-i si forma të shfaqura gjatë kësaj virozë, Simptomat, masat e marra deri tani, hapat që duhen ndjekur nga popullata dhe trajtimi.

“Ka intensitet të lartë të infeksioneve respiratorë të sipërme dhe të poshtme. Jemi në ditët e fundit të janarit dhe në prag të shkurtit, me një trend të lartë të virozave respiratore. Jemi duke i vlerësuar të dhënat me alertet dhe sektorët e caktuar, kemi mbi 20 mijë infeksione respiratore të poshtme dhe të sipërme deri tani”, tha Tomini.

Por çfarë këshillon zyrtarja e lartë e Shëndetit Publik?

“Tre ditët e para në shtëpi me trajtime dhe pastaj me aktivitet normal lëvizjeje. Nëse nuk ka përmirësim atëherë shkohet te mjeku specialist për trajtim të mëtejshëm. Mos i neglizhoni shenjat dhe bëni kujdes. Rastet e rënda kalojnë edhe në bronshit. Ndjekje me mjekun e familjes është e domosdoshme, moshat e treta më kritike. Duhet shumë kujdes, pasi nëse neglizhohet mund të ketë edhe fatalitet”, u shpreh ajo.

Në lidhje me medikamentet që marrin të sëmurët, shpesh edhe pa receta apo konsulta, Tomini paralajmëroi që në asnjë mënyrë gripi apo virozat të mos trajtohen me antibiotikë, por të shkohet te mjeku i familjes ose specialisti nëse situata nuk ka përmirësim.

“Virozat dhe gripi nuk trajtohen me antibiotikë, por merret këshillim me mjekun e familjes dhe specialistin. Bëhen edhe analizat përkatëse. Kemi 4 lloje virusesh, mes tyre edhe ai i Covid-it.

Ka shenja të ndryshme si ajo e kollës, dhimbje fyti, koke, laringu dhe shenja të tjera klinike”, thotë drejtuesja e ISHP për Report TV.

Por cilat janë moshat më të prekura apo më të rrezikuara dhe të ndjeshme nga kjo situatë që duket si në fazë epidemie për shkak të fluksit të lartë të të prekurve.

“Moshat aktive më të prekura nga gjendja virale. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekurit nga virozat dhe infeksionet. Infeksione bakteriale të grupmoshat aktive. Mjeku specialist dhe vizita klinikisht përcakton nëse jemi prekur nga viroza apo është diçka tjetër, si bajamet psh., pra kërkohet dhe diagnoza laboratorike nëse është grip dhe lloji i tij”, thotë ajo.

Teksa jep një këshillë publike të qartë për të gjithë popullatën:

“Lutemi që të vaksinoheni të gjithë, sepse vaksina e gripit është e pranishme e disponueshme deri në fund të marsit”.

A ndikon kjo virozë te rastet e rënda, si ato të miokardit, pas humbjes së jetës së dy fëmijëve për këtë shkak? Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar?

“Nëse kemi viroz me rrufë, me pak vështirësi frymëmarrje, kollë, s’të lë të marrësh frymë, temperaturë për 3 ditë, duhen këshilla mjekësore dhe përballja sistematike me sistemin shëndetësor është e këshillueshme, për të shtuar kujdesin ndaj fëmijëve. Virusi, infeksionet virale janë të pranishme, nuk duhen neglizhuar. Fëmijët e vegjël e kanë të vështirë që të nxjerrin sekrecionet siç bëjnë të rriturit, ndaj kërkohet ndjekja me mjek pediatër, për të kryer kontrollin e duhur edhe për ndonjë simptomë tjetër. Mos neglizhoni shenjat klinike te fëmijët”, shprehet Tomini.

Por ajo nuk e përcakton dot nëse dy fatalitetet e fëmijëve kanë qenë për shkak të virozëve apo faktorëve të tjerë.

“Për rastin e dy fëmijëve, pa të dhënat laboratorike nuk mund të flasim dot, sepse vetëm Mjekësia Ligjore e jep të saktë nëse ka miokardit që vjen nga një virozë si gripi psh. Ngushëllime familjeve respektive për këto raste. Por nëse nuk konfirmohen me analiza klinike laboratorike nuk mund ta themi përfundimisht. Virozat respiratorë janë dinamike të ndryshme, dhe përgjigja ndaj tyre te individët është e ndryshme. Po nuk u testua dhe vlerësua në dinamikë analiza mjekësore dhe klinike. Shenjat klinike duhen monitoruar si nga mjeku edhe nga familjarët”, përfundon drejtoresha e ISHP-së.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima