Ndërsa në Liberi, shkalla e rasteve të reja duket se është ngadalësuar. Edhe pse zonat rurrale në Sierra Leone janë të goditura më keq, grupi thotë se përhapja e Ebolës është rritur me ritme të shpejta edhe në qytet.
Sipas të dhënave të deritanishme, Liberia është vendi më i prekur nga virusi me 2413 persona të vdekur, e ndjekur nga Sierra Leone me 1510, dhe më pas Guinea me 1018 persona.
Dy ditë më parë, OBSH tha se në këtë zonë janë regjistruar 13.567 raste të reja dhe 4922 viktima që nga muaji mars kur shpërtheu virusi në Afrikën Perëndimore.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)