Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me Tiranën. Portieri i bardhebluve dhe Kosovës do largohet falas nga kampionët në fuqi të Superligës, teksa ka gjetur akordin në Turqi me Hatayaspor. Pas tre sezoneve në Superligë me Tiranën, 26-vjeçari i lindur në Prishtinë duket se ka firmosur një parakontratë me skuadrën turke dhe edicioni i ri do e gjejë në Ligën e Parë turke.
Hatayaspor, pas tërmetit që goditi Turqinë u largua nga Superliga dhe sezonin e ri do luajë në Ligën e Parë turke. Trajneri i ekipit, Volkan Demirel ka qenë personalisht një javë më parë në Shqipëri dhe duket se akordi është gjetur, duke pritur fundin e sezonit.
Me 33 ndeshje këtë sezon në Superligë, Bekaj ka luajtur 2967 minuta dhe ka mbajtur portën për 12 herë të paprekur. Veç ndeshjeve në Superligë, shqiptari i Kosovës ka luajtur në total 42 ndeshje, në Kupë dhe kompeticionet evropiane.
Veçse në dalje, Tirana po punon edhe për afrimet. Emri më i lakuar është ai i mbrojtësit të djathtë, Albi Doka. Ish-i i bardhebluve prej disa sezonesh po luan jashtë vendit, teksa pas rrëzimit të Budapest Honved në Hungari në Ligën e Parë, duket se ai do largohet falas. Një rikthim i tij te Tirana nuk duket i pamundur.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93%
-
Jo
3.3%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 460
Lajme të tjera
-
Basketboll/ Besëlidhja dominon Partizanin, Tirana kalon Kamzën! Mësohet finalja e Kupës së Shqipërisë
28 Shtator, 13:03
-
Ndahet nga jeta Osman Mema, legjenda e futbollit shqiptar! Duka: Humbëm një figurë me vlera të mëdha
26 Shtator, 09:26
-
VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati' dhe mposht Tiranën në 'Selman Stërmasi', Partizani fiton derbin me Dinamon
22 Shtator, 20:00
-
‘Erzeni ekip entuziazt dhe me dëshirë’, Shehi: Tirana do vetëm fitoren! Të premten edhe Dinamo-Partizani
21 Shtator, 14:12
-
Tirana, nisja më e mirë e sezonit në 'epokën' Shehi! Trajneri: Është ende shpejt, do përmirësohemi!
20 Shtator, 12:48
-
Derbi Partizani - Tirana në ditë të pazakontë, zbardhet agjenda e dy javëve të Superligës
19 Shtator, 20:23
-
Vllaznia kampione kombëtare në boks për herë të 25, zv/trajneri: E vështirë, rrezikuam pjesmarrjen për shkak fondi
19 Shtator, 13:15
-
VIDEO/Spektakël pa fitues në Partizani-Egnatia, Kukësi pa pikë edhe pas Tiranës! Trajneri Nica: Vuajmë psikologjikisht dhe taktikisht
19 Shtator, 10:25
-
VIDEO/ Kukësi 'në tapet' dhe zero pikë në Superligë, Tirana fiton 1-2 në transfertë
18 Shtator, 17:57
-
Superliga/ Luajnë sot kundër Kukësit, Disiplina i bën 'dhuratë' Tiranës
18 Shtator, 14:32
-
Dinamo s'e mban ritmin, Erzeni e mposht 2-1! Sot në program dy ndeshjet e Superligës
18 Shtator, 09:44
-
GOLAT/ Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës! Vllaznia dhe Partizani barazojnë pa gola në Shkodër
14 Shtator, 20:05