Vit i trishtë për Nicole Kidman
Pas premierës së filmit të animuar “Paddington”, i cili ka huazuar zërin e Kidman për një karakter, ajo tha se pret që familja e saj të ketë Krishtlindje për herë të parë të trishtuara prej mungesës së babait Antoni Kidman, psikolog i njohur australian.
Aktorja australiane Nicole Kidman pohoi këtë fillimjavë në Sidnej se viti që sapo kaloi ka qenë më i vështiri në jetën e saj për shkak të vdekjes së papritur të atit në Singapor, e cila është edhe arsyeja pse e gjithë familja gjendet po ashtu në pikëllim të madh.
Pas premierës së filmit të animuar “Paddington”, i cili ka huazuar zërin e Kidman për një karakter, ajo tha se pret që familja e saj të ketë Krishtlindje për herë të parë të trishtuara prej mungesës së babait Antoni Kidman, psikolog i njohur australian.
Antoni Kidman, vdiq në shtator në një dhomë hoteli në Singapor si pasojë e një arresti kardiak. Ai kish shkuar atje për të vizituar vajzën tjetër, Antonia.
“Ky vit ka qenë më i vështiri për familjen time dhe mua. Vdekjen e babait unë dua ta përmend shpesh sepse në një farë mënyre, ai ende jeton me ne, edhe pse është gjithashtu e vështirë të flasë për këtë,” tha aktorja.
I parë nga ana profesionale, viti 2014 nuk ishte i mirë për Nicole Kidman. Në nëntor erdhi një thriller amerikano-britanik, në të cilin ajo luan rolin kryesor së bashku me Kolin Firth, por realizimi u prit keq me një shumë gati dy milionë dollarë më pak se parashikimi, por edhe shumë më pak se ajo që kineastët prisnin.
Në këtë vit ka ardhur dhe filmi “Grace e Monakos” i Olivier Daan me Nikole Kidman në rolin e Princeshës Greis Kelli. Filmi u vlerësua si zhgënjyes dhe audienca në Festivalin e Filmit në Kanë, e shfaqi këtë për protagonistët, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur në sallë shfaqjen.
Nicole Kidman (47 vjeç), e cila fitoi Oskar 2002 për aktoren më të mirë në “The Hours”, është e angazhuar në punë humanitare dhe luftën kundër kancerit të gjirit. Aktorja është e njohur edhe si imazhi i parfumit Chanel 5.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 1980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konflikte mund të lindin në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
14 Janar, 07:03
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, cilat janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 22:40
-
Spahiu: As në Afrikë nuk gjen një lider politik që kërkon 35 vjet të rikthehet në pushtet
13 Janar, 22:25
-
Spahiu: Vota me postë s’është e fshehtë dhe do manipulohet më lehtë se në Shqipëri
13 Janar, 22:09
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
13 Janar, 21:44
-
Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit
13 Janar, 21:33
-
Atentati në Novoselë, ja momenti kur makina e viktimës largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
13 Janar, 21:24
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës
13 Janar, 20:37
-
U ekzekutua në Novoselë, Kristian Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen
13 Janar, 20:10