Të gjitha vitet e punës përpara vitit 1993, në ndërmarrjet shtetërore, në ato bujqësore si dhe në kooperativë do t’u njihen qytetarëve edhe nëse nuk janë të dokumentuara nëpër regjistrat shtetërorë. Janë 29.500 qytetarë që janë në prag të daljes në pension, por që nuk plotësojnë vitet e punës pasi koha që kanë punuar nëpër kooperativa apo ndërmarrje shtetërore nuk rezulton nëpër dokumente.
Ministria e Ekonomisë ka hartuar projektligjin e ri për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ky projektligj ka si synim që të gjithë të punësuarit në ish-kooperativat bujqësore përpara vitit 1991, dhe ata që kanë punuar në ndërmarrjet shtetërore përpara 93’, do t’u njihen vitet e punës, që nuk janë të dokumentuara.
Me miratimin e këtij projektligji, qytetarët që tashmë po mbushin moshën e pensionit por nuk ju rezultojnë vitet që kanë punuara përpara 93-shit, do t’u njihen periudhat e sigurimit pa pengesa procedurale. Ky hap thotë Ministria e Ekonomisë, shmang zvarritjen e qytetarëve në dyer të gjykatave, ku ata shkojnë për njohjen e viteve.
“Qytetarët nuk do i drejtohen më gjykatave me kërkesë padi për njohjen e këtyre periudhave, i cili është një proces që zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha e shpesh të papërballueshme për qytetarët”, thuhet në relacion.
Nga këto ndryshime do të përfitojnë 7500 persona që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore dhe 22 mijë persona që kanë punuar në ish ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrje shtetërore. Vetëm për vitin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit ministria thotë se kostoja në buxhet është 40 milionë lekë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Buxheti 2025/ Xhixho e PL: Thellon varfërinë, pjesa më e madhe e parave te punët publike, sepse vidhen më lehtë! Rajoni pensione dyfish nga Shqipëria
22 Nëntor, 16:06
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Fatos Çoçoli: Dy fitoret e para të mëdha për pensionistët
19 Nëntor, 20:05
-
Berisha: Ky buxhet i çon miliardat tek Lubi Balluku, ka hyrë në Gines kjo hajdute! Vetëm 16 milionë euro dhe bonusi i blerjes së votave
18 Nëntor, 13:36
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Kush ka më pak do marrë më shumë! Në dhjetor, pensionistët bonus të ndryshëm!
15 Nëntor, 15:58
-
Bardhi: Rritja e pensioneve zotim i PD-së, do bëhet me çdo çmim dhe kosto
13 Nëntor, 17:18
-
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
12 Nëntor, 12:23
-
Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!
11 Nëntor, 16:38
Pershendetje,kame gati nje vite e gjysem qe kam dal ne pensione,mbylla dekumenta ne base te kerkeses,me erdhi pergjigje negative,kur dorsova librezen e punes resultonin 17 vite ne pergjigje qe me erdhi thote 13 vite e 7 muaj te njihen te tjerat nuk rezultojn ne sistemin( thon se Kan humbura kur u nderrua sistemi) e kujte eshte faja qe mua me erdhi negative? Duhet te hap gjyqe te gjej kollegate qe punoja ,nuk e di se Jan gjalle dhe shpresoj te jen ne emigrino,nuk di nga tja nis e ku te vete ,ngela Duke paguar dhe nuk po zggjidhe gje ????
PërgjigjuO popull eshte lajm se janë zgjedhjet vitin tjeter , duan tja u fusin edhe njeher , tju genjejne qe tju marrin voten . Mos e hani kaq trashe .
PërgjigjuJu lutem kur hyn në fuqi ky ligj,kam 3 vjet që kam dal në pension dhe jam pa pension se më kan humbur vitet e punës në Ujra Dibër,ju lutem si i bëhet.
PërgjigjuKur hyn në fuqi ky ligj ?
Përgjigju