Viti 2011, Naco: Do privatizohen
HEC-et e Ulzës dhe Bistricës
Naco njoftoi se METE po mbyll procedurat për garën konkurruese për HEC-et në kaskadën e Vjosa dhe Osum me fuqi të instaluar 450 MW, ndërsa ka gati për të futur në privatizim 100% të aksioneve për 4 HEC-et e mesme të Ulzës dhe Bistricës. (Ne foto: Nasip Naco)
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço deklaroi sot se, pavarësisht kontekstit botëror të krizës ekonomike globale dhe në eurozonë, ekonomia shqiptare arriti të sigurojë rritje ekonomike, ka sistem makroekonomik të qëndrueshëm, kryesisht nga reformat e ndërmara nga qeveria me synim, përmirësimin e prekshëm të ekonomisë shqiptare. Në analizën vjetore të punës së ministrisë, Naco vecoi sektorin energjetik si sektorin prioritar për qeverinë dhe qytetarët.
“Në këtë sektor kemi arritjet kryesore me disa nisma ligjore sikurse janë ligji për sektorin e energjsë dhe ligji për caktimin e faturës titull egzekutiv”, tha Naco, ndërsa theksoi se gati për miratim janë dhe p/ligje të tjera të rëndësishme sikurse ato për sektorin e energjisë elektrike, energjitë e rinovueshme dhe eficencën e energjisë, të cilat përbëjnë një paketë të plotë ligjore në ndihmë të konsumatorit.
“Me zbatimin e ligjeve të reja, i kursehen në vit buxhetit 50 milionë euro, të nevojshme për investimet publike”, tha Naço.
Gjatë vitit 2011, u vunë në punë linja 400 kV Elbasan-Podgoricë, nënstacioni 400-220 kV Tirana 2 Kashar 220 kb, është gati për punë TEC-i ri në Vlorë dhe u zhvillua gara konkurruese për ndërtimin e Parkut industrial të Rashbullit.
Vjet, ministria e Ekonomisë dha 110 koncensione që parashikojnë ndërtimin e 300 HEC-ve vendore, të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, me fuqi të instaluar 1400 Megavat, ndërsa u nënshkruan 12 kontrata të reja për 50 HEC-e me 300 fuqi megavat dhe vlerë 40 miliardë lekë investime.
“Vetëm në 3-mujorin e fundit 2011, nisi prodhimi në 4 HEC-e me vlerë investimi 3 miliardë lekë dhe fuqi të instaluar 20 MW”, tha Naço.
Ai njoftoi se METE po mbyll procedurat për garën konkurruese për HEC-et në kaskadën e Vjosa dhe Osum me fuqi të instaluar 450 MW, ndërsa ka gati për të futur në privatizim 100% të aksioneve për 4 HEC-et e mesme të Ulzës dhe Bistricës.
“Ky proces do të rrisë liberalizimin e tregut të energjisë, konkurencën e cmimeve, përmirësim në furnizimin me energji elektrike dhe e kthen Shqipërinë në fuqi energjetike në rajon”, tha ministri i Ekonomisë, Nasip Naço. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39