Viti 2012, buxheti në “rënie të lirë”
investimet bien 16%, pagat rriten 4%
Buxheti i shtetit e mbylli 2012-ën me rezultatet më të këqia të këtyre tetë viteve të fundit. Mosrealizime konstatohen jo vetëm në krahasim me shifrat fillestare, por edhe me korrigjimet e bëra me Akt Normativ në fund të vitit.
TIRANE - Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka sjellë në arkën e shtetit vitin e kaluar afro 9 për qind të ardhura më pak se sa ishte parashikuar një vit më parë. Por, situatën nuk e ka rregulluar as korrigjimi, i bërë nga ekspertët e Financave, në fund të vitit, me një Akt Normativ.
Edhe krahasuar me shifrat e këtij Akti, mosrealizimi është në masën mbi 2 për qind. Në këtë mënyrë, qeveria ka dështuar plotësisht në realizimin e parashikimeve të saj në taksën kryesore dhe më të rëndësishme të sistemit fiskal në Shqipëri. Po kështu, as akciza, as tatimi mbi të ardhurat personale, as kontributet për sigurimet shoqërore nuk kanë arritur as objektivat shumë të ulta, që lejoi në dhjetor qeveria. Këto objektiva ishin të tilla, që e nxorrën me shifra pozitive tatimfitimin, ndërkohë që, krahasuar me buxhetin fillestar, kjo taksë realizohet në masën 33.3 për qind më pak. Ndërkohë, pushteti vendor ka realizuar 25% më pak të ardhura se sa ishtë parashikuar në filllim.
Nga ana tjetër, pavarësisht nga dështimi total me të ardhurat, qeveria sërish ka gjetur me vend të rritë afro 4 për qind mbi objektivat e Aktit Normativ pagat e administratës, ndërkohë që me buxhetin fillestar regjistrohet në këtë drejtim një rritje 2.8 për qind. Kjo, në një kohë kur investimet kanë shënuar në 12 muajt e vitit të kaluar një ulje prej 16.3 përqindësh, krahasuar me objektivin e Aktit Normativ.
Vihet re se për herë të parë të ardhurat faktike në buxhetin e vitit 2012 në vlerë neto janë më të ulëta se ato të vitit 2011. Të ardhurat totale në fund të 2012-s kanë shënuar 329.9 miliardë lekë, ndërkohë që ky tregues në vitin 2011 ishte 330.5 miliardë lekë. Duke i krahasuar me parashikimin fillestar në ligjin e buxhetit 2012, shihet se mosrealizimi i planit është rreth 185 milionë euro.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 5 shkurt 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.1%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47