Viti 2012, humbën jetën
artistë me famë botërore

Viti 2012, humbën jetën <br />artistë me famë botërore
Gjatë vitit 2012 shumë persona të famshëm kanë ndërruar jetë duke trishtuar dhe tronditur familjarë dhe mbështetës nga e gjithë bota.

Një nga ata është ikona e muzikës botërore Whitney Houston, e cila tronditi botën e artit. 48 vjecarja u gjet e pajetë më 12 shkurt në dhomën e saj në një hotel të Beverly Hills, një ditë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy 2012. Hiti i saj “I will always love you”, u bë kolona zanore e filmit të famshëm “Truproja” ku ajo luan përkrah aktorit Kevin Kostner.

Edhe Robin Gibb, njëri prej këngëtarëve dhe themelues i grupit Bee Gees vdiq në moshën 62-vjeçare prej kancerit. Bee Gees - Grupi i suksesshëm i viteve ’70, u bë i famshëm për kolonën zanore që shoqëron filmin “Ethet e së shtunës mbrëma”, në të cilin interpreton Xhon Travolta.

Një tjetër legjendë e muzikës muzikës që vdiq në vitin 2012 ështe Ravi Shankar. 92 vjeçari ishte mjeshtër i Sitar, vegël muzikore folkloristike indiane dhe u bë i njohur në skenën botërore pas viteve 60. Muzikanti indian ka frymëzuar shuma artistë të huaj si kitaristin George Harrison të grupit të famshëm të Bitëllsave.

Një tjetër humbje tronditëse ishte vdekja e Tony Scott. Drejtori i Hollyëood, i famshëm për filmat “Top Gun”, "Crimson Tide," u vetëflijua duke u hedhur nga ura Vincent Thomas në Los Angeles.

Legjenda tjetër e muzikës që ndërroi jetë këtë vit është Etta James, e cila ndërroj jetë në moshën 73 vjeçare. E famshme për zërin e saj në zhanrin ‘blues’ inspiroi artistë si The Doors dhe Mariah Carey.

Legjenda të tilla të muzikës do të mbesin gjithmonë të paharrueshëm në memorien e admiruesve në të gjithë botën.

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK