Viti 2013, borxhi publik arrin në
70.4% të PBB, ulet norma e interesit
Niveli në të cilin ka arritur borxhi publik i Qeverisë, gjatë vitit 2013, vlerësohet të kapë shifrën 883,849 milionë lekë.
TIRANE- Niveli në të cilin ka arritur borxhi publik i Qeverisë, gjatë vitit 2013, vlerësohet të kapë shifrën 883,849 milionë lekë. E thënë ndryshe, ky borxh përbën 65.08% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Këto janë shifrat, të cilat janë bërë të ditura në raportin e Programit Ekonomik dhe Fiskal 2014 – 2016. Por, nëse merren parasysh edhe detyrimet e prapambetura të Qeverisë, stoku i borxhit publik arrin në 70.4% të PBB-së.
Ecuria e borxhitKrahasuar me vitin 2012, borxhi publik i Qeverisë është rritur me 3.05% në vitin 2013. Stoku i borxhit, në raport me PPB-në e vitit 2012, realisht është rritur me 4.21%. Nga ana tjetër, ka pasur një ulje prej 1.57%, e cila, sipas këtij raporti, ka ardhur si pasojë e rritjes ekonomike të vitit të kaluar. Nevojat e politikave për financimin e deficitit buxhetor, kanë sjellë, gjatë vitit 2013, një rritje prej 2,88% të borxhit të brendshëm.
Për sa i përket borxhit të jashtëm, ai ka qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel. Kjo, si rrjedhojë e pakësimit të disbursimeve gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2013. Për t’iu rikthyer përsëri stokut të borxhit publik për vitin 2013, ai vlerësohet të jetë 70.4% e PBB-së, nëse do të merren parasysh edhe detyrimet e prapambetura, të cilat kapin shumën 72.6 miliardë lekë.
HuamarrjaPër vitin 2013, sipas raportit të programit Ekonomik dhe Fiskal 2012 – 2014, huamarrja e brendshme për vitin 2013 u realizua në nivelin e 46.2 miliardë lekë. Për sa i përket kësaj huamarrje, në raport theksohet se financimi ishte tërësisht me instrumenta afatgjatë. Në bazë të vlerësimeve më të fundit, 109.9% e financimit është kryer me instrumenta afatgjatë duke maturuar edhe instrumentat afatshkurtër në shumën prej 4.6 miliardë lekë.
Në raport, argumentohet se ky financim ka mundësuar përmirësimin e ndjeshëm të treguesve të borxhit të brendshëm si edhe të përmirësojë profilin e maturimeve. Ajo që veçohet si pozitive për vitin 2013 është fakti se për herë të parë është realizuar me sukses emetimi i obligacioneve 10-vjeçare (në shumën 8.2 miliardë lekë) dhe 2-vjeçare në euro.
KostoKostoja e borxhit është ulur dhe niveli i interesit mesatar ka arritur 6,72% në fund të vitit 2013 duke u ulur me 110 pikë bazë krahasuar me një vit më parë. Kjo për arsye se gjatë 6-mujorit të dytë të vitit të kaluar janë ulur ndjeshëm normat e interesit si rezultat i likuiditetit të tepërt në sektorin bankar, ngurtësimit të kredive ndaj sektorit privat dhe për shkak të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28