TIRANE- Rreth 108 milionë euro është dëmi financiar që institucione të ndryshme i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit të zbuluara nga auditi i KLSH-së gjatë vitin 2013. Në dy vitet e fundit të qeverisjes “Berisha” duket se është regjistruar edhe dëmi më i madh buxhetor se tre vite të marra së bashku. Në analizën 1–vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj deklaroi dje se ka bërë edhe propozime konkrete për ndryshime ligjore, siç është fiksimi në Kushtetutë i tavanit të borxhit publik. “Ministria e Financave të ngrejë një komision për fiksimin e parametrave tregues të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Shkeljet më të mëdha janë bërë në shitjen e pasurive dhe dhënine me koncension të pasurive shtetërore.
108 milionë euro ose 15.1 miliardë lekë dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit.”- tha kreu i KLSH-sw Leskaj. Gjatë analizës që u zhvillua dje në ambientet e hotel Tiranës Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u ka kërkuar të gjithë audituesve bashkëpunim me prokurorinë dhe Kuvendin. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gjatë fjalës së tij ka theksuar se “Abuzimet me funksionin publik janë shtrirë në thuajse të gjithë nivelet e administratës publike” Për këtë, ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim dhe seriozitet. “Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të konsiderohet si garë mes institucioneve apo si kalim i përgjegjësisë tek njëri-tjetri. Natyrisht, organi i prokurorisë ka rolin e tij kryesor në ngritjen e akuzës.
Por edhe institucionet publike që referojnë raste në prokurori, nuk duhet ta konsiderojnë rolin e tyre të përfunduar në momentin e dorëzimit të kallëzimit. Institucionet duhet të jenë solidarë deri në dhënien e dënimit nga gjykata. Kjo është fryma e Njësive të Përbashkëta Hetimore",-theksoi kryeprokurori Llalla. Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, ka kërkuar që të gjithë institucionet shtetërore të punojnë për të luftuar korrupsionin.
Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com