Viti 2013, shitja e automjeteve nuk
njohu krizë, u shitën 80 milionë
Shitja e automjeteve në nivel global nuk njohu krizë gjatë vitit 2013, por pati një rritje prej 4.2% krahasuar me vitin 2012, bën të ditur firma konsultuese "IHS Automotive".
Shitja e automjeteve në nivel global nuk njohu krizë gjatë vitit 2013, duke e kaluar shifrën e 80 milionë copëve të shitura.
Të dhënat u publikuan nga firma konsultuese "IHS Automotive", e cila saktësoi se në të gjithë botën, gjatë vitit 2013, u shitën 82 milionë e 840 mijë automjete, me një rritje prej 4.2% krahasuar me vitin 2012.
Sipas përllogaritjeve, do të thotë se ritmi i shitjeve ishte i lartë, me 2.6 automjete të shitura në çdo sekondë. Rritja më e madhe u regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë, dy ekonomitë më të mëdha të botës, njëkohësisht tregjet më të mëdha të automjeteve. Pritet që autoritetet kineze të raportojnë javën e ardhshme shitje prej 21 milionë njësi gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, shitjet e automjeteve u rritën me 7.6% gjatë 2013 në 15.6 milionë njësi. Kompania "IHS Automotive" parashikon se shitjet globale të automjeteve do të rriten në 85 milionë gjatë këtij viti, ndërsa deri në vitin 2018 shifra do të arrijë në 100 milionë. Brenda 4 viteve, vetëm Kina do të mund të raportojë 30 milionë makina të shitura në vit.
Parashikohet që Kina të përfaqësojë rreth 1/3 e shitjeve të makinave të reja deri në 2018, ndërsa një rritje e konsiderueshme do të vihet re edhe në tregjet e tjera në zhvillim si India, Rusia dhe Brazili. Kompania "IHS" përllogarit se, beteja për “kurorën” e kompanisë më të madhe në botë në këtë treg, do të jetë midis "General Motors", "Toyota" dhe "Volksëagen".
Të tre prodhuesit parashikohet se kanë shitur nga më shumë se 9 milionë makina secili gjatë vitit të kaluar, që do të thotë se tre gjigandët kanë gjeneruar rreth 1/3 e shitjeve globale të industrisë.
SHITJET VJETORE TË AUTOMJETEVE:Viti 2013: 82.8 milionë
Viti 2012: 79.5 milionë
Viti 2011: 76.7 milionë
Viti 2010: 73.2 milionë
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26