Viti 2014 nis me 314 271 lekë
borxh për çdo shqipta
Qytetarët shqiptarë do të mbartin një nivel të lartë borxhi për frymë edhe këtë vit. Nga viti që sapo lamë pas, 2013-a, çdo shtetas shqiptar sipas "Open Data", do të trashëgojë një sasi prej 314.271 lekësh borxh ose rreth 9.8% më shumë se në 2012-n.
TIRANE- Qytetarët shqiptarë do të mbartin një nivel të lartë borxhi për frymë edhe këtë vit. Nga viti që sapo lamë pas, 2013-a, çdo shtetas shqiptar sipas "Open Data", do të trashëgojë një sasi prej 314.271 lekësh borxh ose rreth 9.8% më shumë se në 2012-n. Për vitin 2013, stoku i borxhit u parashikua të shkonte në rreth 895.7 miliardë lekë. Në këto kushte, një familje shqiptare mesatare prej 4 personash, do të mbart këtë vit nga viti 2013 një borxh prej 1.257.084 lekësh.
Por ndërkohë, nuk duhet harruar se jo e gjithë popullsia kontribuon me taksa dhe tatime në buxhetin e shtetit. Kjo do të thotë se “borxhi për taksapagues” apo persona që realisht do e shlyejnë atë është akomë më i lartë. Në fakt, ka pak gjasa që borxhi për frymë këtë vit të qëndrojë në këtë nivel, pasi më 30 Shtator 2012, Ministria e Financave raportoi një stok borxhi 9-mujor prej 814 miliardë lekësh, që ishte afërsisht 99.79% e stokut të borxhit që duhej të rezultonte deri në fund të vitit.
"Borxhi për frymë” ka përjetuar një rritje me ritme jo të ngadalta. Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin 2011, krahasuar me vitin 2010, me rreth 22.27%. Kjo rritje e madhe erdhi kryesisht nga ulja e numrit të popullsisë së raportuar nga INSTAT, me rezultatet e Censusit 2011, nga e cila rezultoi një popullsi 11.27% më e vogël se sa në vitin 2010.
Si një ndër indikatorët më të rëndësishëm, i cili ndihmon në gjykimin e aftësisë paguese së një shteti për të shlyer borxhin e tij, shuma e "borxhit për frymë" paraqet një interes të veçantë për t’u marrë në shqyrtim.
Ai llogaritet si raporti mes borxhit total publik të emetuar dhe ende të pashlyer, me popullsinë në një vit të caktuar dhe është një ndër elementët kryesor që përcakton riskun dhe normën e interesit të letrave me vlerë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53%
-
Jo
44.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11