Ish-keru i arkivave në Ministrinë e Brëndshme Kastriot Dervishi ka publikuar një foto nga 28 nëntori i vitit 1913.

Në një postim në “Facebook”, Dervishi sjell momente nga ceremonia e festimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë në Shkodër.

Postimi i Kastriot Dervishit

1913/Flamuri në Shkodër

Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu. Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar. Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni”.

Me këtë foto, uroj gjithë shqiptarët gëzuar 28 nëntorin!

shkoder 1913

Er.K/Shqiptarja.com