Viti i ri Akademik, Nikolla: Epokë
e re, s'ka censurë në auditore

Viti i ri Akademik, Nikolla: Epokë<br />e re, s'ka censurë në auditore
TIRANË - Plot 162 mijë studentë dhe mbi 10 mijë pedaogogë në të gjitha universitetet shtetërore të vendit nisën sot vitin e ri akademik universitar 2013-2014.

Nga Fakulteti i Ekonomisë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duke uruar studentët për vitin e ri akademik, premtoi një  epokë të re universitare, ku auditoret nuk do të nënshtrohen por dhe studentët dhe pedagogët nuk do të diskriminohen nga bindjet politike.

"Sot hapet një epokë e re unviersitare, e mos nënshtrimit të auiditoreve. Nga sot në çdo universitet jashtë orëve të mësimit mund të ketë bashkëbisedime me politikanë të opozitës dhe qeverisë. Asnjë dekanat nuk do të vendoset nën presion. Asnjë student apo pedagog nuk do të diskriminohet për bindejt e tij politike. Shkolla është e depiolitizuar dhe kjo do të ruhet me shumë fanatizëm”- nënvizoi ministrja Nikolla.
                                                       
Ministrja premtoi se do të jetë në krah të studentëve kur të protestojnë, dhe premtoi çlirimin e territorit të Fakultetit të Ekonomisë nga godina 5 katëshe.

“Jam dhe do të jem gjithmonë krah jush edhe kur protestoni për kërcënimin e hapësirave tuaj. Shpresoj që dhe gjykata të na dëgjojë. Premtoj se do ta çlirojmë nga prania e padëshiruar e atij ndërtimi pa leje “

UNIVERSITETET
Universiteti shtetëror i Tiranës është ai që ka edhe përqendrimin më të madh të studentëve, ndërsa ndiqet nga universitetet e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.

Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë ashtu si vitet e kaluara janë sërish ndër zgjedhjet e preferuara të të rinjve shqiptarë, ndërsa shkencat ekzakte si: fizika, matematika janë gjithnjë e më pak të frekuentuara.

Duke u nisur nga numri i lartë i studentëve problem është mungesa e auditoreve në disa fakultete, teksa në këto të fundit ndërhyrjet në infrastrukturë nuk kanë qenë shumë prezente.

Ndërkaq Studentët e viteve të dyta, të treta dhe ata të vitit të parë master të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin shtetëror të Tiranës, ndyshe nga fakultetet dhe universitet e tjera në vend nuk e nisin nesër vitin e ri akademik.

Shkak për këtë vonesë janë bërë provimet e shtatorit, të cilat nuk u zhvilluan si pasojë e protestave të pedagogëve dhe studentëve të këtij fakulteti për pezullimin e punimeve të një pallati në territorin e tij.

Burime pranë këtij fakulteti bëjnë me dije se rreth 3500 studentëve u duhet që të presin edhe një javë për të nisur vitin e ri akademik.

Redaksia Online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?