Viti i Ri, portofolë me lekë, mos
harroni puthjen e mesnatës

Viti i Ri, portofolë me lekë, mos<br />harroni puthjen e mesnatës
TIRANE- Festa e Vitit të Ri është mbrëmja festive e ndërrim-vitit, pra 31 dhjetor - 1 janar. Ndërrim-viti është festë mbarëbotërore, me përjashtim të disa vendeve islamike, e cila e arrin kulmin kur fillon edhe numërimi i mbarimit të vitit të vjetër dhe fillimi i vitit të ri. Sidoqoftë, në disa vende si për shembull Kina, viti i ri nuk festohet më 1 janar, por më vonë.

Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si ‘kalendari Julian’, që stabilizonte fillimin e Vitit të Ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.

Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Në qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, banorët preferojnë të presin në qendër të qytetit ndërrimin e viteve. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, Neë Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj . Në Tiranë nuk është parashikuar ceremoni festive në shesh në momentet e ndërrimit të viteve.

MOS HARRONI
Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijë më fatlumë në botë. Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen. Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pasmesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.
Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë, atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të viteve. Ky veprim do t'ju sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri, t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t'ju sjellë fillim të mbarë në të gjitha lëmenjtë e jetës.

Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza