Mësimi në lokal dasmash, Kushi: Më thonë që ishte montazh, por do ngre grup pune që ta verifikoj! Debate në Komisionin e Mediave për konfliktin e mësueseve të ‘Çajupi’

TIRANË- Për rreth 4 orë, komisioni i Medias është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi. Një nga pikat e debateve ishte edhe konflikt mes dy mësueseve të shkollës “Çajupi”  dy ditë më parë, ngjarje për të cilën Kushi dha se janë marrë masat sipas ligjit.

Boçi: Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim. Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit. Përse nga ana juaj nuk pati reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë.

Kushi: Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë

Ministrja e Arsimit, u ndal edhe tek rasti e shkollës së Babicës në Vlorë, i trajtuar edhe më herët nga Report Tv, ku nxënësit e zhvillojnë mësimin në lokal, duke thënë se një grup pune po kryen verifikime.

“Ajo fotoja e fshatit Babicë është montazh më thonë, por do ta verifikoj, do ta verifikoj, ne kemi video se po bëhet mësim normal, unë do ta verifikoj, do ngrejë grupin e punës dhe do e çoj në vend, ky është verifikim”, tha Kushi.

Gjatë punimeve të komisionit, Kushi foli për 3 skenarë të zhvillimit të mësimit, në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend. Po ashtu, këtë vit do të ketë 500 kuota shtesë për mësuesit që do të jenë në dispozicion për zëvendësimet  e atyre që infektohen me COVID- 19.

 “Ne jemi të përgatitur i kemi të gjitha skenarët megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me covid, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

“Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, nga bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopshte) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopshte)”, tha ministrja.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa.: 18/10/2021 14:59

    Kot e ke znj.Kushi.Ti nuk i ben asgje Alma Bakiut sepse e ke shoqen e Vilma Bellos.Ti nuk i verifikon asnjehere ato qe ben Bakiu sepse ajo eshte mjeshtre e genjeshtres dhe te merr ne xhiro ty dhe te gjithe aty ne ministri duke filluar nga Selman Hodua te cilin e ka mik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja