Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor.

Përmes një një mesazhi Hita thotë se për nxënësit ky është një një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe - për sigurinë e nxënësve.

“Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër!

Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.

Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë. 

Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne. Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt”, shprehet Hita.


Lajmi kryesor:

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)