Teksa viti i ri shkollor bëhet gati të nisë të hënën (9 Shtator), një tjetër shkollë e re e sapopërfunduar është gati të presë nxënësit.
Bëhet fjalë për shkollën “Naim Frashëri” në Fier, një investim ky i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë.
Godina arsimore ka një kapacitet me pritjen e 850 nxënësve të regjistruar dhe mësuesve, teksa i janë siguruar edhe kushtet e duhura didaktike dhe shkencore, si laboratorët.
Pamjet e saj i ndau mëngjesin e sotëm (7 Shtator), edhe kryeministri Edi Rama, me një postim-video në rrjetin social Facebook.
“Dhe me shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor, ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan kryeministri karshi videos së postuar me pamje nga ambientet e jashtme dhe të brendshme të godinës.
Shume bukur, na zgjon shume kujtime kjo shkolle. Me mesues të perkushtuar që na dhane diturin . Rrespekt.
Përgjigju