Vitrinës së librit i shtohen 8 libra të rinj 
 

Vitrinës së librit i shtohen 8 libra të rinj <br /> 
Këtë muaj librat më të rinj në treg që i janë bashkuar lexuesit shqiptarë vijnë nga autorë të huaj dhe shqiptarë. Tregut të librit i janë bashkuar përkthimet e librave nga autorët më të mirë botërorë.

Librat e përkthyer nga autorët e huaj të sjellë nga autorët tanë si “Ferri” i autorit Dan Brown, “Të bëjmë përpara” nga Sheryl Sandberg, “Djemtë e pamshëm” nga autorja Delphine De Vigan, “Fjalë për adoleshentët” nga Francoise Dolto, “Vllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” nga Julia Navarro si dhe romani “Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit” nga Lena Manda.

Një libër i ri që i ofrohet lexuesit shqiptarë nga Ndriçim Kulla sjell një biografi për shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare me titull “Ylli i shkrimtarit”.

Ndërsa, Mustafa Nano sjell një sprovë në librin e tij më të ri “Unë jam gegë”. Në vitrinën e librit, librarja Kozeta që kujdeset çdo ditë për librin, për emisionin “Rreze Dielli” thotë se lexuesit shqiptarë kanë një interes për të shfletuar librat e rinj që vijnë i bashkangjiten librave të ekzistojnë në raftet e librarisë. Ajo thotë se “moshat mbi 30- vjeç janë të prirur për të lexuar dhe t`u interesuar më tepër për librat e rinj”.
 
Për librat e rinj ka një interes dhe për t`u konsideruar si një dhuratë. Libraria thotë se “libri është bërë dhe një objekt për dhuratë”.

Zhanret e librave që lexuesit shqiptarë dëshirojnë më tepër, Kozeta thotë se “pëlqejnë romanin me tema spiunazhi apo konspiracioni, letërsinë e përkthyer ose romane me tema bashkëkohore”.

Por, interesi i lexuesit shqiptarë ngelet edhe tek letërsia klasike. Kozeta thotë se “moshat nga 50 vjeç e lartë interesohen për autorët klasikë si: Balzakun, Hemiguejn, Remarkun, Dostojevckin etj”librat e rinj


Librat e rinj:

“Të bëjmë përpara”, një libër që vjen në kuadrin e femrave, punës dhe dëshirës për të udhëhequr nga autorja Sheryl Sanberg.

Në këtë libër shkrihet aftësia e saj për të përmbledhur informacionin në aftësinë e autores për të kuptuar dhe për të nxjerrë në pah më të mirën që kanë njerëzit brenda vetes.

Si të gjitha gratë personazhi i Delphine De Vigan është një hirushe që ëndërron dhe këtë ajo e shpall pa dronjë pasi vetëm dashuria rrëmben, pushton dhe asgjë tjetër nuk vlen përpara saj. Me këtë libër “Djemtë e pamshëm” i vjen tregut të librit Delphine De Vigan.

Dan Brown vjen me librin e tij më të ri “Ferri”. Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz në thriller që ka shumëçka prej ferrit brenda.

“Unë jam gegë” nga autori Mustafa Nano. Një sprovë kjo e Mustafa Nanos, i cili si intelektual publik ka qenë gjithë kohës pjesë e debatit kombëtarë.

“Ylli i shkrimtarit” një biografi për Ismail Kadare që nga koha e tiranisë deri në ditët e sotme nga shkrimtari Ndriçim Kulla.

“Fjalë për adoleshentët” nga Francoise Dolto. Për adoleshentët, Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë zhndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër.
 
“Vllazëria e pëlhurës së shenjtë” nga Julia Navarro. Niveli i jashtëzakonshëm dhe pasioni i autores për subjektin e bëjnë këtë një vepër të spikatur.
 
“Divergjentja” nga Veronica Roth. Një udhëtim i paharrueshëm dhe i papërshkrueshëm prej të cilit është gati e pamundur të shkëputesh.
 
“Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit” nga Lena Manda. Melisanthhi, Julia, Aspasia, Polikseni dhe Magdalini po rriten nën kujdesin e nënës së tyre në një fshat të Olimpit, buzë një lumi. Ajo që dëshirojnë që të pesta është që të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz