Vittorio Sgarbi, kritiku i njohur italian i artit dhe trashegimise kulturore, gjendet prej dy ditësh në Tiranë. Ditën e parë, kritiku i njohur i artit ka vizituar ambientet e Bunk'Art dhe e ka vlerësuar këtë muze si një vend të vërtetë që prek diçka të largët.

"E gjej veten në një nga bunkerët e ndërtuar në Tiranë gjatë regjimit komunist, tani i transformuar në një muze të jashtëzakonshëm të kujtesës", shkruan Sgarbi. 



sgarbi
(Artisti italian në ambientet e Bunk'Art)

Ditën e sotme, ai është ndalur në Kryeministri, ku ka studiuar imtësisht zyrën e kryeministrit, Edi Rama. Bie në sy arredimi i zyrës së kryeministrit, ku mbizotërojnë ngjyrat. Në tavolinën e tij gjenden pafund penela, lapsa me ngjyra dhe muret janë të mbushura me vizatime të vogla. Kryeministri Rama u ka përshkruar zyrën e tij duke evidentuar veprat e bëra nga vetë ai.