Vittorio Sgarbi në ‘La7’: Kush sulmon Ramën nuk është i denjë politikisht, është thjesht asgjë

Vittorio Sgarbi në ‘La7’: Kush sulmon Ramën nuk është i denjë politikisht, është thjesht asgjë

Vittorio Sgarbi

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane La7, ku përveçse ka folur për Shqipërinë, tranzicionin, është ndalur dhe tek integrimi i shqiptarëve në Itali.

Ai ka qenë në studio bashkë me Vittorio Sgarbi, i cili  është një kritik arti, eseist, politikan, personalitet televiziv italian.

Sgarbi si një njohës i mirë i Shqipërisë shprehet se ai ka qenë në Shqipëri para se Rama të bëhej kryeministër dhe se ka folur përherë mirë për vendin tonë.

Duke folur për politikën e  Tiranës e cila është e mbushur me sulme e akuza, ai u shpreh se ‘Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e djathtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.’’

Gazetarja: Unë po ia kaloj fjalën Sgarbit tani, pasi e njeh mjaft mirë Shqipërinë dhe dua një koment nga Zgarbi për historinë.

Sgarbi: Unë kam dy lidhje me Shqipërinë, kam një vajzë shqiptare dhe ajo është më e mira që kam. Unë kam tri vazja, të treja shumë të mira, të bukura, por vajza shqiptare është studioze, me disiplinë dhe ka një sens të detyrës, një përgjegjësi që të frikëson. Është e bukur dhe e mirë. Isha në vitin 1992 kur nisa emisionin “Sgarbi Quotidiani”, isha i vetmi që mbroja shqiptarët e që theksoja se shqiptarët ashtu si siçilianët, si  napoletanët edhe ata janë si gjithë të tjerët, janë njerëz si gjithë të tjerët. Ka një siçilianë të këqinj, një napolitan të keq. Ka dhe shqiptar të keq. Pra, isha kundër tezës që thuhet se shqiptarët janë të këqinj prej natyre. Isha kundër dhe shqiptarët i mbrojta pa fund. Në kohën kur Rama nuk ishte ende kryeministër, por ishte Berisha apo Fatos Nano, unë e kam vizituar Shqipërinë.

Dhe kam qenë i vetmi italian që flisja mirë për natyrën e shqiptarëve. Shihini (në kronikën e transmetuar) si duken.Të frikshëm, janë shumë seriozë në fytyrë.

Por, nuk janë kështu. Ti nuk mund të mendosh që një siçilian është mafioz, që një napolitan është mafioz, se në Itali ka racizëm edhe mes veriut dhe jugut. Unë kam ndjerë vëllazëri mes shqiptarëve, një ndjesi instiktive. Babai ime kishte luftuar në Shqipëri dhe më fliste për Durrësin, Shkodrën etj. Më tregonte se kishte vende të mrekullueshme. Më dukej e pamundur që për natyrë ata të ishin të këqinj, gati për të vrarë, ndoshta mund të ishte kështu, por për mua ishte e pamundur që kjo gjë të vlente për të gjithë.

Në vitin 1991 ata trajtohenin si afrikanët sot. Si kristian unë dua t’i mirëpres të gjithë, por problemi është ashtu siç tha zoti Rama, që e gjithë Europa sot të jetë përkrah mikpritjes dhe jo vetëm Lampeduza, Mineo, pra vetëm Italia. Kjo nuk funksionon dhe këtu Salvini ka një qëndrim të rreptë dhe është një qëndrim që do t’i shërbejë Europës.

Por, në Shqipëri ka vende të mrekullueshme dhe shpëto Shqipërinë nga paleolikët, është më civile se Italia e shkatërruar nga mafiozët dhe jam i shqetësuar. Kur shkova në Shqipëri në kohën e Nanos, udhëtova me helikopter, ndërsa me kryeministrin Rama vëzhgova afresket në Voskopjë, që janë fantastike, janë si pikturat e Giottos, që meritojnë UNESCO të kujdeset për restaurimin e tyre. Kam një marrëdhënie vëllazërie absolute.

Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e dajthtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 07/03/2019 18:28

    EDI RAMA MUND TË KET GABIME PO S'ËSHTË KRIMINEL E SE SHET SHQIPRIN. KURSE SHAL NGJITMI KA 500 TË ZEZAT MBI VETE. KSHTU QË DISFATA E LUL KRIMINELIT ËSHË E PA SHMANGSHME.

    Përgjigju
  • Babalja: 06/03/2019 17:57

    Mire e the po kujt ja the

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja