Rama: Shqipëria nuk do të kthehet në duart e grupeve të pushtetit të kalbur dhe të pabesueshëm

Rama: Shqipëria nuk do të kthehet në duart e grupeve të pushtetit të kalbur dhe të pabesueshëm

Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje  të parakohshme. Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare.

Z.kryeministër, opozita ka akuzuar qeverinë tuaj për korrupsion dhe paaftësi. Por cili është qëllimi i protestuesve?

"Shqipëria është në procesin e modernizimit, ka ende probleme me korrupsionin. Për ta luftuar atë, nevojiten institucione solide, një sistem gjyqësor i besueshëm dhe shërbime të qëndrueshme. Qeveria ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo që dëshiron opozita është e vështirë të shpjegohet. Opozita nuk ka shans të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen.

Shkurtimisht, a ekziston një krizë institucionale në horizont?

"Ne fituam zgjedhjet me një shumicë absolute, pasi u treguam të hapur ndaj opozitës duke i dhënë asaj përgjegjësinë e disa ministrive për periudhën e zgjedhjeve, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht maxhorancës që kishim. Marrëveshja ishte që në fund fituesit do të qeverisnin dhe humbësit do të shkonin në opozitë pa e bërë Shqipërinë subjekt të propagandës së brendshme politike në median ndërkombëtare. Në vend të kësaj, protestat filluan menjëherë, por qeveria është e fortë, sondazhet e kanë konfirmuar këtë ".

Faksimile e intervistës së Ramës në gazetën italiane "La Repubblica"

A besoni se ka edhe një referencë për reformën në drejtësi në irritimin  e Partisë Demokratike?

"Procesi i reformimit të sistemit tonë gjyqësor është konsideruar si një model për të gjithë rajonin. Ne kemi trashëguar një sistem të dobët, tani jemi duke verifikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pothuajse 60 prej tyre janë larguar nga detyra ".

Por, pse ky irritim duhet të luajë një rol në protesta?

"Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë".

Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta?

"Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t'u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre ».

Në Tiranë thuhet se ju jeni me fat, që përballeni me një opozitë të skualifikuar, e cila  ka kërcënuar fizikisht ju dhe ministrin e Brendshëm ... Çfarë mendoni?

“Në mënyrë cinike, dikush mund të thoshte po. Por, shumicat e forta që nuk nxiten nga opozita në fushën e ideve, rrezikojnë të vetëpengohen . Rreziku është që të transformohesh nga një qeveri në një grup pushtetarësh ".

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dëshiron të rivendosë kufirin me Serbinë dhe kjo është konsideruar si përkrahëse e projektit. A nuk keni frikë se një rilindje nacionaliste mund të destabilizojë një zonë të vështirë siç është Ballkani?

"Për momentin, mes Serbisë dhe Kosovës ekziston dialogu, nuk bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve apo kufijve etnikë. Por është një gjë pozitive që ka diskutim mes tyre"

Ekziston ndonjë dëshirë për një Shqipëri të Madhe?

"Lidhur me një Shqipëri të Madhe flitet vetëm për të përcjellë imazhe kërcënuese. Por nevojitet hapësirë për të diskutuar gjithçka pa paragjykime ".

Si është sot marrëdhënia me Italinë?

"Ajo ka qenë gjithmonë pozitive, nuk ka qenë kurrë e kushtëzuar nga ngjyrat e qeverive. Italia ka qenë gjithmonë pranë për të na mbështetur sa here kemi pasur nevojë. Por thuhet se angazhimi i Italisë nuk është i mjaftueshëm në  vend, që nënkupton se  nuk ka lindur asnjëherë një marrëdhënie pozitive biznesi.

Çfarë mendoni ju?

"Italianët janë të parët që investojnë në vendin tonë. Por e dini se çfarë thonë ata në Tiranë? Që nuk mjafton kurrë prezenca e Italisë në Shqipëri".

(La Repubblica)

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLORA: 06/03/2019 15:56

    UA HENGRE DHE MBRETERESHEN. I MADH JE. TANI ESHTE MOMENTI TE TALLESH TRAPIN ME MBRETIN HAHAHAAA

    Përgjigju
  • syri: 06/03/2019 15:33

    Je duke bere gabimin me te madh te historise tende, e cila duam apo nuk duam eshte drejt fundit. Boll me, ke qe nga viti 2000 ne pushtet. Me trishton vetem dicka, qe edhe ato te mira qe ke bere, tashme jo vetem jane venitur e harruar por po te kthehen bumerang sepse edhe TI po e le shtetin e vendin tend ne mjerim, fukarallek, papunesi dhe korrupsion te cmendur. Nuk dite te zgjedhesh njerezit e duhur, ta rrenuar kalane dhe tashme cdo minute qe po e zvarrit pushtetin tend po ta dhjetefishon demin tend por cka eshte me paresoria demin karshi vendit e ketij populli shume shume shume te lodhur e raskapitur per gjithcka. Largohu me ate pak dinjitet qe te ka ngelur!!

    Përgjigju
    • Te dalin: 06/03/2019 17:47

      Po mire sipas teje Saliu nuk ka qene asnjehere ne pushtet? Ky sistem krijon edhe te pasurit edhe te varferit. Ti je komunist do barazi? Edhe ne Amerike ka njerez shume te varfer. Edhe aty Edi Rama i ka bere? Kur shikohen gjerat mira shikohet gjithe Shqiperia e cila eshte zhvilluar.

  • Konjak: 06/03/2019 14:02

    Zoteri Rama ,per propaganden politike ,ne interes te rilindjes, eshte plotesisht ne te drejten e tyj .Sa per shqiperine e madhe ,eshte plotesisht i sakt dhe i vertet .Shqiperia eshte ajo qe eshte ,as me shume e asme pak ,ka popullin ilir foles dhe token e saj amtare ,pa i rene askujt, ne te drejten e tyre .SHqiperi e madhe dote thot:kur shqiperia te fut nen juridiksionin e saj, toka dhe fise te tjera ,qe s'kane asnje lidhie, historikisht me shqipetaret .Sa per protestat e fundit ;nje fiale e filozofise popullore thot :Rri shtrember ,por fol drejte .Ne shqiperi eshte krijuar nje gjendie ,teresisht e pa duruar .populli ,s'ka buke ,s'ka veshie ,s'ka ilace s'ka asnje lek per sherbimet e domosdoshme ,mos jane pak per ngritien ne demostrata .Ne revolte nuk jane ,nje grup i vogel sic thoni ju z KM, por populli fukara .Nese ne proteste marrin pjese disa dhjetera mije njerez ,ata jane perfaqesues te gjith popullit shqipetar . Protesta ,nuk behet nga frika e humbjes se zgjedhieve ,por nga tramaksia e vjedhieve te votave -me blerie -ne zgjedhie .Sa per nderkombetaret ,kundershtia e tyre ,ndaj revoltave popullore dhe perkrahesve te tyre,ne emer te reformave -nese behen te tilla -nuk besoj se eshte e duhura .Problemet e popullit te zgjidhen -kjo eshte primare -reformat te vazhdojne me intensitet me te madh .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja