Atë çka përjetoi në Shqipëri kritiku i artit në Itali Vittorio Sgarbi ishin momente frike dhe paniku. Ai rrezikoi të mbytej në bregdetin e Palsës në Vlorë, ndërsa thotë se për fat të mirë shpëtoi.
Në një intervistë për emisionin "Live - Non è la d'Urso" me gazetaren e mirënjohur Barbara d'Urso ai Sgarbi u shpreh se atë ditë koha nuk ishte e mirë dhe deti ishte i ashpër.
"Unë u tregova pak guximtar dhe hyra në ujë. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime, e cila më pa që humba kontaktin. Isha plotësisht lakuriq, pa të brendshme", tha Vittorio Sgarbi.
Sgarbi ndodhej në Shqipëri në një tur për të vizituar vijën bregdetare por jo vetëm.

-
Ik ore trumcaku, guximtar ti, te mbytesh ne breg ti do ishe rasti I pare ne histori.
Përgjigju










Komente
Komento