Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se liberalizimi i vizave është në dorën e opozitës, pasi nëse nuk do të kalohet me konsensus marrëveshja e kufirit me Malin e Zi data do të shtyhet.
“Kjo çështje duhet të kryhet shpejt, gjatë këtij muaji. Ndryshe nuk mendoj se mund të bëhet gjatë vitit 2017.
Përgjegjësinë për mbajtjen peng të qytetarëve duhet ta mbajnë deputetët të cilët po e pengojnë procesin.
Liberalizimi i vizave është në duart tona, të deputetëve të opozitës, por edhe të një numri të vogël të tyre nga partitë e pozitës, të cilët po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Varet edhe nga BE-ja”, është shprehur Mustafa.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com