Paralajmërimi i dytë i presidentit Francez për vizat! Osmani: Gabim në përkthim! Çitaku: I shpalli liderët e Kosovës njerëz të pabesë! Vuçiç falenderon Macron nga Kina

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e pati të drejtpërdrejtë pyetjen e Report Tv për një qëndrim të tijin ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, e po aq i qartë ishte në atë që tha në Tiranë ndaj udhëheqësve të Kosovës, megjithë tymnajën pas deklaratës së tij dhe zbutjes se ishte kërcënim dhe jo pezullim. Si një nga autorët e planit të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se sa penalizimi i mundshëm për mos liberalizmin e vizave Macron, thotë që Franca ka konstatur se Kosova nuk po i mban premtimet në lidhje me situatën në veri, për depërshkallëzimin e situatës atje, riorganizimin e zgjedhjeve, krijimin e institucioneve të reja, dhe pranimin e Asociacionit.

Macron, bëri përgjegjës për mosmbajtjen e fjalës jo vetëm Kurtin, por edhe Osmanin të cilën ai e ka takuar personalisht.

“Besoj që tashmë është sqaruar. Ka pasur një lloj dallimi në përkthim, në fakt ky proces nuk është pezulluar, sepse ligjërisht as nuk mund të pezullohet nga një shtet”, thotë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Macron dhe më 5 Shtator të këtij viti, ka bërë të njëjtën deklaratë duke thënë se “Gjermania dhe Franca, kanë bërë mjaft për liberalizimin e vizave të Kosovës, por se ata mund ta rishikojnë këtë proces’.

Atëkohë Osmani tha: “Një masë e tillë  e paprecedentë është ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, dhe jo ndaj një lideri dhe do të rezultojë me vdekjen e dialogut”.

Nga Pekini, ku takoi edhe presidentin rus Putin, Vuçiç e falenderoi Macron për deklaratën në Tiranë. "Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë".

Nga Shqipëria i pari që reagoi ishte kryedemokrati Lulzim Basha i cili e dënoi këtë qasje ndaj Kosovës “Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë”.

Por në Kosovë, përmes Ministrisë së Jashtme, deklarata e qartë e Macron u tentua të mos pranohet, kur u theksua se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për vendimmarrje, “nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare”, thuhej në njoftim. Por ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha:“Deklara e tij ishte më tepër një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë".

Por përse është e dëmshme dhe e rrezikshme kjo deklaratë, e Macron, aq sa u përpoq të zbutej? Në një reagim në Facebook, Vlora Çitaku shkruan: “Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza."

 “Dramatike të humbiste të drejtën për lëvizur lirisht në BE dhe ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës”, tha kryemnistri Rama, gjatë konferencës me Macron.  Në atë që kryeministri Albin Kurti ka shprehur deri më tani pas dakordësisë verbale në Ohër, plani franko-gjerman është i pranuar, por Vuçiç sipas tij, nuk do që ta zbatojë. 

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë