Klevis Rreshka premton kthimin e parave në Facebook, pas përfundimit të masës së sigurisë së dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës. Në një status të hedhur prej tij në rrjetin social, Rreshka ka njoftuar se për shkak të skandalit me kompaninë Ande LM, ndodhet në një masë arresti me burg. Ai premton se do të merret me problemin e anullimit të një konference të organizuar nga “Vision for National Development LLC”, një organizatë ku ai vetë është president.
 
Madje ai premton se do të merret personalisht me kthimin e parave ndaj personave që kanë aplikuar për punësim në Kanada. 

“Përshendetje! Të Nderuar miq për shkak të skandalit të kompanisë ANDLAN ndodhem në masë arresti 1 muaj burg sapo te lirohem do merrem personalisht me çështjen e anullimit te konferencës pak ditë më parë . Personalisht do merrem edhe me çështjen e kthimit te parave. Faleminderit për durimin dhe mbështetjen Klevis Rreshka
Ai, Luli Makashi dhe vajza e kësaj të fundit Adeila Makashi, u denoncuan nga rreth 60 persona, javën e kaluar për akuzën e mashtrimit. “

 
Nëpërmjet kompanisë ANDE- LM, ata iu kishin premtuar personave të ndryshëm punësim dhe emigrim në Kanada, Australi apo vende të tjera, kundrejt një pagese që shkonte nga 18- 20 mijë euro. Në total dëmi sipas policisë besohet se shkonë në rreth 5 milionë euro. Fillimisht, policia arrestoi Klevis Rreshkën në Tiranë, ndërsa dy bashkëpunëtoret e tij, Luli Makashi dhe e bija ishin arratisur në Kanada.
 
Ato u arrestuan në Rinas, pasi autoritetet kanadeze iu refuzuan hyrjen në aeroportin e Torontos, pas informacioneve të policisë shqiptare dhe asaj italiane për përfshirjen e tyre në këtë skemë mashtrimi.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)