TIRANË - Kryeministri Rama ka falënderuar përmes rrjetit social ‘Facebook’ Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fylen pas vizitës së tij të fundit në Shqipëri.
 
“Faleminderit për të gjitha një komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë, të cilën e gjeti në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e lë si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit”-shkruan Rama në rrjetin social.
 
Sipas tij, jo pak arritje i takojnë Stefan Fyles dhe ekipit të tij në Bruksel e në Tiranë për transformimin e Shqipërisë.
 
Gjithashtu Rama ka publikuar edhe një foto me Komisionerin për Bashkimit Evropian për Zgjerim, Fyle gjatë konferencës së sotme duke e përshkruar edhe si momenti i fundit i Stefan Fyles në Shqipëri si Komisioner për Zgjerimin.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)