BEOGRAD - Agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, raporton se në prag të vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd, në qendër të kryeqytetit serb mbrëmjen e të enjtes, është arrestuar një bandë prej tre personash që dyshohet të jenë atentatorë të Edi Ramës.

Ndonëse 24 orë pas këtij arrestimi, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të autoriteteve serbe rreth tij, përveç mediave që shkruan pak rreshta në raportimin e këtij lajmi. Lajmi për arrestimin e tre të dyshuarve, nuk u shoqërua me shpjegime në detaje se kush ishin, pse u arrestuan dhe ç’ndodhi me ta.

serbi i arrestuar per atentat
(Në foto: Një nga personat e arrestuar mbrëmë)

​“Presheva jonë” shton se nuk pati asnjë fjalë për këtë arrestim me një pjesëmarrje maratonike të policisë dhe njësive speciale kundër terrorizmit. Kjo shtoi dhe më shumë dyshimin se ata mund të ishin atentatorë ndaj Edi Ramës dhe se bandat nga Serbia po përgatiten për vizitën e Ramës në Beograd, që të shkaktojnë trazira.

arrestim serbi
(Foto nga momenti i arrestimit)

Ndërkohë gazeta serbe “Kurir” shkruan se policia serbe do të marrë masa të larta sigurie dhe mijëra efektivë do të angazhohen për sigurinë e kryeministrit shqiptar. 

​Duke ju referuar burimeve nga policia serbe, “Kurir” thekson se masat e sigurisë do të jenë të ngjashme me masat e marra gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, Joe Biden apo Hillary Clinton. Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd ishte parashikuar për në tetor, por incidentet ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri e shtynë atë në 10 nëntor. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)