Vizita e Melonit në Vlorë, Rama për ‘Rai Uno' tregon të përbashkëtat me kryeministren italiane! Kompeticion në turizëm? Italisë s’ja merr askush

Bumi i turistëve italianë shoqëruar dhe me pushimet tre ditore të kryeministres italiane Giorgia Meloni me familjen e saj kanë tërhequr vëmendjen e medias italiane dhe jo vetëm.

Në një intervistë për televizionin italian Raiuno, kryeministri Rama tha se Shqipëria dhe Italia kanë shumë për të bërë. 'Kemi shumë të përbashkëta' tha Rama interesit të gazetarit për marrëdhënien e tij me Melonin si lidere e partisë “Vëllezërit e Italisë” që udhëheq një koalicion të qendrës së djathtë me “Lega” dhe kristian-demokratët e “Forza Italia” që nga tetori 2022. Nuk mund të anashkalohej incidenti me turistët italianë por dhe rivalitetit turistik mes Italisë e Shqipërisë.

Intervista

Rama: Shkoi shumë mirë. Ajo u kënaq, edhe familja e saj u kënaq. Erdhi me target dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas në shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Shqipërisë e Italisë.

Gazetari: Keni një qasje politike mjaft të kundërt juve me Melonin, ju jeni i majtë ndërsa Meloni anon nga e djathta, po çfarë keni të përbashkët?

Rama: Themi atë që mendojmë, përpos kësaj ndarjet e majtë e djathtë janë të rëndësishme për historinë por kur duhet të merren vendime duhet të jemi konkretë.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Rama: Konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Evropë?

Rama: Italia ka qenë gjithnjë - pavarësisht se kush ka qenë në krye të qeverisë -  avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet për një riunfikimin të Bashkimit Evropian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak, dhe të gjithë rreth saj bënë një buzëqeshje të madhe, por ajo bëri një mimikë të ashpër. U kthye nga Ambasadori dhe I tha: Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse kjo është e turpshme.

Kryeministria e Italisë së bashku me familjen e saj zgjodhën të bënin pushime në Vlorë nga 14 gusht deri në 18 gusht 2023. Meloni qëndroi në vilën rezidenciale të Kryeministrit Edi Rama, me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën  e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Pushimet e familjes kryeministrore tërhoqën vëmendjen jo vetëm të medias italiane por dhe të mediave të tjera të njohura botërore si Reuters, Financial Times. 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 19/08/2023 08:56

    turizmi familjar ne Itali me cmime te uleta eshte zgjidhja me e mire sezonale edhe per bregdetin e vendit tone ne formen e investimeve joint venture afatgjata per koncesionaret balneare te standartizuara ne sherbime uniforme per plazhe publike, sepse koha po tregon qe llastimi i hoteleve duke u dhene gjithcka, taksa te paarsyetuara dhe hapesira rere publike nuk po jep frytet e deshiruara pervec lulezimit te ndertimit edhe ne bregdet me dhoma te ngushta dhe te vogla. Shtrengimi fiskal ne kete industri eshte i domosdoshem ne keto kushte per te rregulluar tregun

    Përgjigju
  • halla esma: 19/08/2023 04:15

    merr urbaniste-arkitekte dhe shko ne kroaci-greqi-itali dhe shiko sesi e kane bere ata,,,por ti thua se askush nuk ja kalon italiae sepse nuk do te iinvestosh ne bregdet,,sepse ato leke do ti vjedhesh..

    Përgjigju
  • Iris: 19/08/2023 03:50

    /Italise nuk ja merr askush/! Pas asaj deklates bombe te Rames,kjo e sotmja me kujtoi nje fragment nga filmi /Perralle nga e kaluara/,kur nuses se sapoardhur nje nga dasmoret e genjen me dicka ne goje dhe thote me naze:/ Jam shakaxheshe./ Shaka te madhe bere o Rame,kaq te madhe sa u desh te vinte motra e vogel te qetesonte sedrat e lenduara.

    Përgjigju
    • Sa kam qesh: 19/08/2023 08:33

      Hahaha bën zap Italinë??? Përalla me mbret

    • Mario: 19/08/2023 08:12

      asgje nuk paske kuptuar as ti nga filmi i Rames, ku motra e vogel dhe velleszerit e Italise jane simboli i partiak i Melonit, nje grua e vogel qe po ben zap Italine me shume se Silvio dhe Mateo. Po Italia me te vertete

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën