Vizita e Merkel në Tiranë, Babaramo në ‘Repolitix’: S’ka asgjë politike! Rama e projekton veten si Charles de Gaulle që do të pajtojë Serbi-Kosovë! Xhafaj: Procesi i Berlinit burokrat

TIRANË- Për gazetarin Ilir Babaramo, vizita e kancelares Angel Merkel në Tiranë nuk solli asnjë mesazh politik të rëndësishëm. Në studion e ‘Repolitix’, Babaramo ka bërë një analizë të detajuar të ‘Open Balkan’ duke thënë se është ndryshe nga Procesi i Berlinit, pasi në ndryshim nga i pari, ky i fundit ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme të Europës. Në një kohë kur Kosova refuzon që të marrë pjesë, Babaramo tha se Rama po synon që të marrë një vend në histori si “njeriu që pajtoi Serbinë e Kosovën”.

“Turi që bëri në Ballkan Merkel nuk ka asgjë politike për t’u shënjuar përveç staturës së saj si një nga politikanet më të rëndësishme që viziton 2 vende të vogla si Serbia dhe Shqipëria dhe homazhet që i bëri politika shqiptare kontributit që ajo ka dhënë në Ballkan. Ishte stacioni i fundit i një turi që ka ndërmarrë në fund të fushatës së saj, ka qenë një tur lamtumire, mesazhe nuk pamë. Merita më e madhe e saj është se ishte faktori kryesor politik që bllokoi aventurën që mund të sillte erën e luftës në Ballkan, ajo ka luftuar shumë kundër ndarjes, shkëmbimit të territoreve në Ballkan. Procesi i Berlinit? Të njëjtat vende të Ballkanit Perëndimor përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe ka dy avantazhe që këta duan ta zëvendësojnë me ‘Open Ballkan’. 1 garantë janë fuqitë e mëdha të Europës, Gjermani, Francë, Austri...Nuk është vetëm Albin Kurti kundër, në Kosovë janë të gjithë kundër, edhe miku i Ramës në Hagë është Mal i Zi dhe Bosnje Hercegovina se shohin rrezikun e një hegjemonie serbe, në Beograd qarkullon programi ‘Bota Serbe’, Serbia e Madhe dhe s’jemi vetëm në kuadrin e teorive. Në Bosnje dje ka tërhequr ambasadorin nga Beogradi, ata e dinë se çdo të thotë që të tërheqësh ambasadorin, 10 ditë më parë pamë skena të frikshme një komando gjysmë militare dhe fetare që shkon në kishë, metropiliti serb në Mal të Zi. Kërkojnë të destabilizojnë Malin e Zi. Albin Kurti ka llogaritë e veta me Beogradin. Rama e projekton veten si Charles de Gaulle që bëri pajtimin e madh Gjermaninë dhe Francën, por ky pajtim ndodhi kur ndodhi një kërkim ndjese e falje publike që vazhdoi dekada me radhë. Rama ndoshta ka dëshirën e mirë që të bëj këtë pajtim, por nga ana tjetër ka dikë që do të bëjë me Botën Serbe. Të përmbysësh historinë e shqiptarëve, nuk e kuptoj”, tha Babaramo.

Mirëpo nuk është i këtij mendimi, Etjen Xhafaj, sekretar i Komisionit të Jashtëm. AI tha se krijimi i Ballkanit të Hapur është sepse Procesi i Berlinit ishte shumë burokrat.

“Nga fillimi deri në finalizimin dhe fillimet e punës afatet burokratike janë zgjatur. Ballkani i Hapur u mundësojnë që të konkurrojnë ashtu siç duhet përballë shteteve të tjera”, tha Xhafaj.

Edhe analisti Ilir Kalemaj, ka ngritur pikëpyetje mbi Ballkanin e Hapur, nëse është plotësues i Procesit të Berlinit, apo e zëvendëson atë.

“Ka qenë në favor të nxitjes së lagjes ballkanike për të integruar në BE. Bllkani i Hapur ka disa probleme, kemi Serbinë, që është anëtarësuar në Bashkimin EuroAziatik dhe kjo është parë me skepticizëm në BE, Serbi ka 10.5 mld euro nga Kina, sa i gjitha GDP e vendit tonë. Ti nuk mund të hapësh tregun me Serbinë dhe Shqipërinë. Ne kemi CEFTA, procesi i Berlinit, a janë këto komplementare apo zëvendësojnë njëra tjetrën. Pastaj ka tre shtete të Ballkanin Perëndimor që refuzojnë të marrin pjesë”, tha Kalemaj.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë