TIRANE - Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë në 21 Shtator edhe Posta Shqiptare emeton një pullë postare të posaçme, me sasi të limituar, e cila do të do të dalë në qarkullim më datë 21 shtator 2014.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, deklaroi se Posta Shqiptare shpreh kënaqësinë e emetimit të kësaj pulle kaq të rëndësishme dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen “nëpërmjet pullës postare shqiptare të pasqyrohen ngjarje të tjera të rëndësishme historike, kulturore, sportive, etj, të vendit tonë dhe ato ndërkombëtare”.

Posta Shqiptare ka emetuar këtë pullë postare të posaçme, me sasi të limituar, e cila do të do të dalë në qarkullim më datë 21 shtator 2014. Boceti i kësaj pulle mbas përzgjedhjes nga Komisioni Shtetëror i pullës postare shqiptare, është miratuar dhe nga Selia e Shenjtë e Vatikanit në Romë.

Emisoni i kësaj pullë përbëhet nga 1 seri me 1 pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë (FDC). Dizajni i bocetit është realizuar nga autori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 100 lekë. Tirazhi për filatelinë është 3800 seri, ndërsa për shërbimin postar është 5.000 copë si dhe 200 FDC.
 
Kjo është vizita e dytë e një Pape në Shqipëri. Në vitin 1993, ishte Papa Gjon Pali, që vizitoi Tiranën e sapo dalë nga regjimi komunist.  
papa francesku pulla shqiptare
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)