TIRANE- Dhiak Grigor Pelushi në Kishën Ortodokse, gjatë një interviste për “A1 Report”, flet për vizitën e Papa Franceskut në vendin tonë. Për vlerat fetare që mbart Shqipëria, kjo vizitë përbën një vlerësim të jashtëzakonshëm thotë Pelushi. Përveç të tjerash, ai nënvizon se harmonia fetare që Shqipëria e ka prej qindra vjetësh, mund të jetë edhe një promocion i jashtëzakonshëm për vendin.
“Uroj që kjo harmoni dhe kjo bashkëjetesë të forcohet akoma e më shumë , të konsolidohet akoma dhe më shumë. Kjo vizitë besoj se do ta nxisë akoma më tej këtë tolerancë dhe harmoni që ne kemi. Dua të them që ashtu siç e ruajtën të parët tanë, ashtu siç na e lanë ata, ashtu siç pas viteve 90 krerët tanë fetarë edhe këtu është një moment ku duhet t’i falënderojmë të gjithë ata, krerët e të gjithë feve kryesore që janë, të cilët dhe ata e ringjallën përsëri tek besimtarët e tyre pikërisht këtë vlerë, këtë pasuri kaq të madhe shpirtërore dhe jetike për të gjithë vendin”, tha Pelushi.
Në lidhje me shfaqjen e rrymave ekstremiste kohët e fundit dhe rreziku që vjen prej tyre, Pelushi thotë se edhe Kisha Ortodokse Shqiptare ka rënë pre, por më e rëndësishmja është se janë zëra të izoluar që nuk gjejnë mbështetje te njerëzit.
“Ka pasur elementë, individë të veçantë të cilët gjatë këtyre viteve janë përpjekur të sulmojnë qoftë një komunitet apo një tjetër, ndoshta po ti shikojmë edhe juve jeni të vetëdijshëm dhe jeni në koherencë me ngjarjet që ndodhin çdo ditë, shikoni që padrejtësisht në këto vite ka pasur akuza mjaft të rënda jo vetëm ndaj kreut të kishës ortodokse, por edhe ndaj kishës në tërësi por edhe ndaj shenjtorëve të saj. Unë mendoj që këto zëra nuk ndihmojnë në bashkëpunimin dhe në tolerancën fetare, por nga ana tjetër dëgjoj që është ngjallur edhe një lloj, siç edhe e kanë deklaruar edhe krerët e komunitetit mysliman të cilët kanë nisur një urrejtje ndaj këtyre gjërave që dëgjojmë këto kohët e fundit”, u shpreh Pelushi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO