Vizita e Papës kthehet në film
Rama: Papa ringjalli Shqipërinë

Vizita e Papës kthehet në film<br />Rama: Papa ringjalli Shqipërinë
TIRANE - Në ambjentet e Kinema Millenium, u shfaq premiera e filmit “Pritja”. Me regji të Roland Sejkos, ky film merr shkas nga vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014. Filmi është mundësuar me mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kryemistri Edi Rama ka qenë i pranishëm në shfaqjen e filmit me bashkëshorten e tij Linda Rama, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, si dhe politikanë e përfaqësues të medias. Edhe pse frymëzimin regjisori e kishte marrë nga vizita e Papa Franceskut në Shqipëri, Sejko kishte përdorur vetëm disa detaje nga pritja në aeroport dhe hyrja në Tiranë nga momente e kësja vizite.

Vizita si koncept regjisorial ishte vënë në funksion të dokumentarit, ku në retrospektivë shfaqej e gjithë historia e ndërshkimit të klerit katolik për 50 vjet me radhë nën diktaturën e Enver Hoxhës. Në debutimin e parë “Pritja” e Roland Sejkos është vlerësuar për realizimin artistik në një rrëfim metaforik, ku gjithçka ndodh në qiell. Filmi përpiqet të afrojë dy kohë: Pritjen zyrtare të një shteti laik në vigjilje të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri dhe kthimin pas në kohën e diktaturës.

Dokumentet, fotot dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Instituti Luce në Itali shërbenin si ilustrim i tekteve të lexuara nga libri i At Zef Pllumbit “Rrno vetëm për me tregue” dhe dëshmi të tjera të atyre që përjetuan ndëshkimet se besuan në Zot.
edi rama

I pranishëm në projeksionin e këtij filmi sot ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë tha: "Provania e desh që filmi aq mjeshtërisht kushtuar vizitës së paharruar të Papa Françeskut në Shqipëri, të projektohet këtë muaj, që është edhe muaj i të gjitha ringjalljeve. Ende në atmosferën e Pashkëve, mund të shqiptohet ngadhënjyeshëm fillesa e antifonës së meshës së Ringjalljes: “Haec dies”- “Kjo është dita që bëri Zoti”. Nuk është rastësi që e përmend këtë rruzare fjalësh, sot. Se 22 vjet më parë, ajo ripërsëritej si një refren i hyjnishëm në çdo paragraf të testamentit shpirtëror që Papa Shën Gjon Pali II i la shqiptarëve nëpërmjet fjalimit të tij të paharrueshëm në katedralen e Shën Shtjefnit Protomartir të Shkodrës, të dielën e 25 prillit 1993. Vitet që kanë kaluar nga ajo ditë janë po aq sa harku kohor që ndan martirizimin e Kishës në Shqipëri nga ai fjalim testamentar, i cili, së bashku me vajrat dhe formulat e shenjta, shuguroi në një prill ringjalljeje, kryet e ipeshkvinjve shqiptarë, dje martirë, sot prelatë të një besimi me të drejta të plota qytetarie. “Haec dies” – “Kjo është dita”, kur për ne të gjithë, ngjarje në dukje të shkëputura nga njëra - tjetra, marrin të gjithë kuptimin e tyre në dritën e rrugëtimit tonë të përbashkët si komb dhe të çdo individi që e ndjen veten të angazhuar në bindjet e tij". Fjala e Kryeministrit Edi Rama me rastin e projeksionit të filmit “Pritja”

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota