TIRANE- Vizita e Papa Franceskut të i në Shqipëri më 21 shtator të këtij, ku në axhendë është planifikuar dhe mesha solemne nga sheshi i shenjtores “Nënë Tereza”, pritet të sjellë edhe restaurimin rrënjësor të këtij sheshi në periudhën Gusht-Shtator.
Tashmë faza e parë e punimeve është drejt fundit dhe kjo fazë përkon me matjen në terren për të krijuar më pas projektin përfundimtar, i cili pritet të kalojë në Këshillin Kombëtar të Restaurimit.
Burime nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit thanë për “A1 Report” se në projekt do të përfshihet bashkia e Tiranës, qeveria dhe një sërë institucionesh, por ende nuk ka një kosto përfundimtare se sa do jetë vlera e punimeve.
Veç eliminimit të shatërvanit, ky shesh pritet që të shmangë edhe një ndër problemet më të mëdha të krijuar kohëve të fundit, siç të rinjtë prej kohësh me mjetet e tyre e kanë kthyer në një pistë “drifting”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO