TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, në ambientet e jashtme të Parlamentit ku po zhvillohet seanca parlamentare. Televizioni A1 Report ka arritur të sigurojë edhe fotot e takimit mes Tahirit dhe Didit në portën hyrëse të Kuvendit.

I pyetur mbi atëse çfarë u bisedua drejtori i policisë, Didi është shprehur se ka ardhur për të biseduar me ministrin për disa çështje urgjente mes të cilave është edhe vizita e Papa Françeskut si dhe siguria gjatë ditës së dielë.

Didi nënvizoi faktin se për vizitën e Atit të Shenjtë, janë marrë të gjitha masat, dhe se çdo është nën kontroll, duke shtuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për Papën gjatë vizitës së tij në Tiranë. 

“Erdha për të biseduar me ministrin çështje urgjente. Mes çështjeve, edhe vizita e Papa Franceskut në Tiranë. Çdo gjë është nën kontroll për vizitën e Papa Franceskut. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për vizitën e Papës në Tiranë.” tha Didi për A1 Report