Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë edhe në komandën e Grupit të Betejës në “Kamp Ādaži”, ku ndodhen edhe forcat ushtarake shqiptare në misionin e NATO-s.
Kreu i shtetit, që mban edhe cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Sprūds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonīds Kalniņš.
Gjatë vizitës, ai nderoi edhe dy Dëshmorët e Atdheut, që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi, duke kryer homazhe në memorialin e tyre.
Zyra e Presidencës bëri me dije se Begaj zhvilloi një takim me drejtuesit e kampit, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja.
“Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai vlerësoi kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, duke theksuar se ata janë krenari e Shqipërisë dhe me veprën e tyre lartojnë flamurin dhe emrin e saj në botë”, tha kreu i shtetit.
Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje edhe për sakrificat e tyre, duke i garantuar “mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision, që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë”.
Gjithashtu ai rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e Aleancës.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte: Duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën
14 Nëntor, 20:27
-
Osmani takohet me ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropën: Rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës
14 Nëntor, 15:45
-
Begaj pret kreun e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Shqiptarët, rol të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon
13 Nëntor, 17:15
-
Buxheti 2025, Presidenca kërkon 36 mln lekë shtesë: Na duhen dhe 2 automjete të reja, shkak amortizimi! Rikonstruksion i godinës me 20 mln lekë
13 Nëntor, 14:09
-
Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri
13 Nëntor, 13:36
-
Presidenti Begaj pret Shaip Kamberin, deputetin shqiptar në Serbi: Mbështetje çështjes së shqiptarëve në Preshevë! Hapja e Konsullatës në Bujanoc, hap i rëndësishëm
12 Nëntor, 13:26
-
Data e zgjedhjeve të 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet: Shoqëria civile të angazhohet në vëzhgimin e zgjedhjeve
11 Nëntor, 14:28
-
Ish shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Rikthimi i Trump na sfidon të dëshmojmë se jemi partnerë dhe jo shfrytëzues
9 Nëntor, 19:46
-
Mandati i dytë i Donald Trump mund të trondisë themelet e NATO-s, aleatët të shqetësuar
6 Nëntor, 19:00
-
Begaj uron Trump: Shqipëria vlerëson miqësinë tonë dhe partneritetin strategjik, pres të forcojmë më tej bashkëpunim
6 Nëntor, 10:35
-
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
5 Nëntor, 22:12
-
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve bujqësore
5 Nëntor, 10:05