Vizita e Ramës në Gjermani, PD: Ja kush janë kushtet që i vendosi Merkel

N/kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas kthimit të Ramës nga vizita në Gjermani. Ai thotë se e vërteta e vizitës së Ramës në Berlin është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

Për Palokën, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Edi Rama deklaroi pasditen e sotme pas kthimit nga Gjermania se Berlini është optimist për negociatat dhe se nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, ndërsa vendimi do të merret në javët në vazhdim nga Bundestagu.

Nuk prisnim sot që Edi Rama t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën e tij në Berlin.

E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë. Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin. ​

 

Edi Paloka

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/04/2018 22:23

    Paloqe nuk zen mend , por vetem budalleqe flet . Se cfar u fol mes zonjes Merkel dhe Rames e dine ato te dy . Se i eshte kerkuar te arrestohet Tahiri kjo nuk eshte e pranueshme dhe vetem mashtrim Gjermanet kane arritur ne maje per cdo gje , ate ja atribojne vetem respektit per drejtesine e pamvarur , ne rast se ju ka marr Krichbsun ne telefon dhe ju ka thene eshte tjeter gje . Merkeli dhe BE bashke me SHBA i kane kerkuar qeverise shqiptare te mbeshtes ptokurorine per kapjen e peshqve te medhenj ,qe ke PD jote jane me shumice me bacen dhe Lulin ne krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot