Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Japoni ku mori pjesë në Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri.
Rama ka postuar disa fotografi nga takimi i zhvilluar në Tokio dhe e kryesuar nga ministri për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, Minoru Kiuchi.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Japoni, Tokyo - Takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve
Komente









