Foto: Edi Rama dhe Kim Min-seok
Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë kryeministrin e Koresë së Jugut Kim Min-seok. Teksa ka shpërndarë disa foto nga takimi i zhvilluar Rama shprehet se së bashku diskutuan për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
“Me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ngjashmëritë e historive tona dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin” shkroi Rama në rrjete sociale.
Lajmi kryesor:
Vizita në Korenë e Jugut, Rama takim me kryeministrin, Kim Min-seok: Në fokus bashkëpunimi i mëtejshëm veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe turizmit








