Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, ka takuar edhe sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shprehet se me Pompeo biseduan për partneritetin mes dy vendeve.

"Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane', thotë Meta. 

Foto gjatë takimit Meta-Pompeo

Më pas zyra e shtypit pranë Presidencës shpërndau njoftimin e zyrtar të takimit të Metës me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. 

"Presidenti Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashketa globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Presidenti Meta, pati gjithashtu një takim miqësor me Kryetaren e Kongresit Amerikan, znj. Nancy Pelosi, të cilën e uroi për zgjedhjen e saj në këtë detyrë të rëndësishme duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Kongresi Amerikan ka në mbështetjen e Shqipërisë dhe promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të presidencës.