Një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është mbyllur dje, ndërsa Erion Veliaj e cilëson atë shumë të suksesshme në një intervistë për Report Tv. Veliaj thotë se marrëdhënie e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e jashtëzakonshme dhe se kjo marrëdhënie është përkthyer në disa vepra konkrete që e dëshmojnë.
“Në disa çështje të rëndësishme globale Shqipëria ka pasur një rol shumë më të madh sesa madhësia e saj. Pra mund të themi se i ngjan një boksioneri me peshë të vogël por që ‘ka grushtuar’ me shumë dinjitet në një peshë më të madhe të politikës globale. Takimet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe refreni për Shqipërinë ka qenë shumë i mirë nga të dyja palët”, tha Veliaj.
Në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, teksa foli për diskutimet për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane, Veliaj tha se një pjesë e punës për të rikthyer shërbimet nga sulmet kibernetike është realizuar edhe nga agjentë amerikanë.
“Lajm i mirë është që gjërat janë rikuperuar. Ne duhet të punojmë dhe të përgatitemi për këto sulme edhe në të ardhmen. Ajo që pashë në SHBA është se ka një vullnet për të qenë sa më pranë Shqipërisë. Do të kemi ndihma konkrete edhe në të ardhmen jo shumë të largët”, tha ai.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar dhe çështjen e financimeve ruse për Partinë Demokratike. Duke folur për Report TV, Veliaj theksoi se opozita është tashmë në ditët e veta më të vështira. Veliaj nënvizoi se qytetarët nuk duan të dëgjojmë as për financimet ruse të Lulit, as për Berishën non grata dhe as për të kaluarën e Metës si bashkëpunëtor i ish-sigurimit.
“Gjithmonë ka një shqetësim, kur përfshihen vende që nuk janë dashamirëse me ne, dhe me SHBA –të, qoftë Irani, qoftë Rusia. Sigurisht që ky është një problem. Opozita është tashmë në ditët e veta më të vështira. Dhe dua që njerëzit që na shohin të dëgjojnë kryetarin e bashkisë apo edhe gazetarë që flasin më shumë për hallet e tyre, se për hallet e Lulit apo të Saliut që është non grata, apo të Ilir Metës që është spiun. Këta kanë probleme të rënda, si Luli me financimet ruse, si Berisha me non gratën, si Ilir Meta me të kaluarën e tij. Po këto nuk janë hallet e shqiptarëve, këto janë hallet e tre vetëve. Hallet e Lulit me rusët, të Saliut me amerikanët, edhe non gratën, dhe të Ilir Metës me sigurimin, janë problemet e tre njerëzve që mundohen t’ia vënë shoqërisë, sikur janë hallet e shoqërisë. Këto janë hallet e tyre personale. Kështu që secili duhet t’i zgjidhë vetë, me drejtësinë apo me shtetet ku i kanë këto halle””, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se misioni dhe fokusi i tij është që të merret me zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve.
“Misioni ynë është që të punojmë për probleme konkrete. Ndaj edhe fokusin e kam pasur këtë fillimviti tek shkollat. Kur fokusohemi tek problemet konkreteve, vendi ecën përpara. Kur mundohemi që t’i shtojmë halleve tona, edhe hallet e Lulit, të Saliut, dhe të Ilir Metës, praktikisht po e ngarkojmë veten me problemet e tyre personale, por jo me hallet e njerëzve të thjeshtë”, nënvizoi Veliaj.
Në përditësim...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur kundër ndryshimit të Reformës Territoriale. Në një intervistë për Report Tv, ai tha se nuk do ishte një zgjedhje e duhur rikthimi i komunave.
“Nuk ka arsye për t’u kthyer në minikomuna, rruga në Krabë, në Zall-bastar, nuk mund të bëhej, nuk besoj që del një njeri në komunë që thotë të dalin më vete”, tha Veliaj.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se objektivi i PS-së në këto zgjedhje është që t’i fitojnë 5 bashkitë e qarkut të Tiranës, duke thënë se është i bindur që kryebashkiakët kanë bërë një punë mjaft të mirë.
“Objektivi për t’i fituar 5 bashkitë në këtë zgjedhje, në qarkun e Tiranës. Kamza është shumë herë më e pastër, sot me rindërtimin, me shkollat e reja, rrugët moderne, kemi kaluar nja një kryetar i bashkisë së Kamzës që vë tabela me emra presidentëve, në një kryrebashkiak që bën rrugën. Kavaja ka pasur një nga sezonet turistike më të shkëlqyera, në hotelet e Golemit, kanë bërë një punë të shkëlqyer, për Tiranën dhe ata që e shajnë iu është rritur vlera e shtëpisë. Kemi punuar me kokën lart dhe mund t’iu kërkojmë mbështetjen”, tha Veliaj.
Ore kriminel ordiner, në Tiranë investon Soroshi dhe serbo rusia kujt po i shet pordh o Erion tradhtari…
PërgjigjuNè kryeqytet nuk furnizohemi me ujè tè pijshèm, edhe pse paguajmè sa frèngu pulèn. Edhe dje, me orar dhe njè prurje qè as dushin pèr tu larè, nuk e pèrdorim dot. "Kryebashkiaku" bèn lojra mediatike nga vizitat e kota poshtè e pèrpjetè. Analizon gjèra, pèr tè cilat nuk i intereson askujt mendimi i tij. Ka organe dhe institucione tè tjera shtetèrore qè merren me tema tè tilla. Leje ndèrtimi pas leje ndèrtimi,,,deri kur ky qytet tè bèhet pèrgjithmonè KANDAHAR dhe banorèt tè hanè kokat e njèri tjetrit. Ky èshtè realiteti pervers i "punès" sè kètyre qè shiten pèr rilindès por janè rrènues dhe mashtrues ordinerè.
PërgjigjuNje i korruptuar si ky tipi dhe nje propagande neofile si me siper eshte nje perpjekje e deshperuar per te riparuar imazhin e sterrosur te rilindjes socialiste....
Përgjigju