Vizita në Vjenë, Kurti flet për median austriake: Serbia nuk do paqe, por dëshiron të marrë territor nga vendi ynë për të kompensuar humbjen nga lufta

Vizita në Vjenë, Kurti flet për median austriake: Serbia nuk do paqe, por dëshiron të marrë territor nga vendi ynë për të kompensuar humbjen nga lufta

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për median austriake TVTHEK, gjatë vizitës në Vjenë, ka folur për situatën në Veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit.

“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit", tha Kurti.

vjene-kurti-flet-per-median-austriake-serbia-nuk-do-paqe-por-deshiron-te-marre-territor-nga-vendi-yne-per-te-kompensuar-humbjen-nga-lufta%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvizita-ne-vjene-kurti-flet-per-median-austriake-serbia-nuk-do-paqe-por-deshiron-te-marre-territor-nga-vendi-yne-per-te-kompensuar-humbjen-nga-lufta%2F&cb=755cedb025" style="height:0px; width:0px" />Kurti tha se Radojçiçi e pranoi se e ka organizuar sulmin dhe se është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiç “në takime të nivelit të lartë në Beograd.”

“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë. Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA-të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, tha Kurti.

Kurti tha se Serbia po sillet si “Rusi e vogël” dhe se dëshiron të marrë territor nga Kosova për të kompensuar humbjen nga lufta.

“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shuëm se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Be dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha Kurti.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?